Home Kuriozitete ‘E gjitha kishte qenë një…”/ U bë ‘mollë sherri’, Rezarta Shkurta tregon se si Aulona e ‘ndau’ nga Ermali

‘E gjitha kishte qenë një…”/ U bë ‘mollë sherri’, Rezarta Shkurta tregon se si Aulona e ‘ndau’ nga Ermali

0
‘E gjitha kishte qenë një…”/ U bë ‘mollë sherri’, Rezarta Shkurta tregon se si Aulona e ‘ndau’ nga Ermali

E ftuar në “Thumb on” Rezarta Shkurta tregoi historinë e para shumë vitesh, se si një intervistë desh ishte bërë shkak për ndarjen e saj me Ermalin.

“Atëherë, Aulona më kërkoi të flisja ekskluzivisht për lidhjen time me Ermalin. Unë mendova, hajt meqë jemi shoqe po ja jap…Të nesërmen unë, si princeshë po prisja të lexoja intervistën kur ç’të lexoja… titulli: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal,”- tha Rezarta në emision.

Më pas situatën e mori në dorë vetë Aulona e cila shpjegoi se e gjitha kishte qenë një gabim në faqosjen e gazetës. Ajo shpjegoi se në intervistën e Rezarta Shkurtës ishte vënë titulli për rrëfimin e Albërije Hadërgjonaj, e cila rrëfente ndarjen nga bashkëshorti dhe emri i Ermalit.

“Një javë më parë kisha intervistuar Albërije Hadërgjonaj dhe titulli i asaj interviste ishte: ‘Pse u ndava nga bashkëshorti’, ndërkohë që ai i intervistës së Rezartës ishte: Ermali, bashkëshorti ideal. Një gabim i faqosjes i bashkoi këto dy titul duke thënë këtë: Pse u ndava nga Ermali, bashkëshorti ideal!”– tha Aulona, duke shpjeguar historinë e para 10 viteve.

Rezarta tregoi më tej se ishin shqetësuar paksa për shkak të këtij titulli por që tashmë e kujtonin duke qeshur.

     

Loading...