E gjithë Evropa do të kontribuojë në rindërtimin e Notre Dame

69

Dëmi i madh që u shkaktua në katedralen Notre Dame në Paris është një goditje për të gjithë Evropën dhe e gjithë Evropa do të kontriubuojë në rinovimin e saj.

Kjo është thënë sot nga krerët e BE-së në një takim të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker para deputetëve të PE ka thënë se duhet treguar solidaritet.

Juncker ka theksuar se të gjithë në BE u trishtuan dhe shtuan se dje ishte një ditë e tmerrshme për të gjithë ata që e duan Francën dhe Parisin, raporton Reuters, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk krahasoi tragjedinë që goditi kryeqytetin francez me atë në Gdansk, vendlindjen e tij, e cila u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas u rivendos.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani i bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që të caktojnë shumën për rindërtimin e katedrales. /Lajmi.net/