E konfirmon shkenca: Cigaret elektronike janë të dëmshme për zemrën dhe trurin

128

Rreziqet e pirjes së duhanit janë të njohura me dekada të tëra dhe, në mënyrë që ta largojnë këtë shprehi, shumë njerëz kanë filluar përdorimin e cigareve elektronike.

Por, sipas një studimi të ri, këto cigare mund ta rrisin rrezikun e sulmeve të zemrës, sulmeve të trurit dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Siç raporthet, 1 në 20 të rritur në SHBA përdorin cigare elektronike, ndërkaq Shoqata Amerikane e Zemrës ka deklaruar se këto cigare i rrisin shanset e sulmit të zemrës për pothuajse 60%.

Studimi gjithashtu pohon se ata të cilët thithin cigare elektronike janë 71% më të prirë të kenë sulm të trurit.

Një hulumtim i fundit, i cili i ka anketuar rreth 400,000 njerëz, ka treguar se ekziston një lidhje mes përdorimit të cigareve elektronike dhe formimit të bllokadave të gjakut në trup.

Sidoqoftë, pavarësisht këtyre, ekspertët thonë se prapëseprapë cigaret elektronike janë më pak të dëmshme se pirja e duhanit. /Telegrafi/