E PABESUESHME/ Foshnja e sapolindur gjendet brenda një lavatriçeje (Foto)

123

Një foshnjë e porsalindur me kordonin e kërthizës akoma në trup është shpëtuar pasi u braktis brenda një lavatriçje.

Djali u gjet në një lavatriçe jashtë një dyqani në Krabi, në Tajlandën jugore, mbrëmjen e së martës.

Ishte pronari i dyqanit, Sangduen Khaorueng që gjeti foshnjën e braktisur që po qante brenda makinës larëse.

Banorët shpërfillën të qarat e foshnjës duke menduar se vinin nga shtëpia e një prej fqinjëve të tyre.

Foshnja u gjet mbështjellë me një peshqir në fund të lavatriçes. Djali ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai kishte akoma kordonin e kërthizës në trup por mjekët thanë se ishte 5 ditësh kur u gjet.

Policia po përpiqet të gjejë nënën e foshnjës që do dërgohet në një jetimore.