Edhe një ish-komandant i UÇK-së ftohet për intervistim nga Specialja

119

Salih Lajçi do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Komandanti i Brigadës 136, Salih Lajçi do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Pejë, ndërsa nuk tregohet se në çfarë cilësie është ftuar.

“Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu, është një familje e shkolluar që kontribuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës. Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty.”, është postimi i OVL të UÇK-së së Pejës, transmeton lajmi.net.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës. Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Deri më tani në Gjykatën e Hagës janë intervistuar Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Sylejman Selimi e të tjerë. /Lajmi.net/

Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti…

Publiée par OVL UÇK Pejë sur Jeudi 14 mars 2019