Home Lajme Edlira Gjoni: Nëse s’ka të ndëshkuar për tërmetin tragjik, do të thotë që kemi bërë pakt me vdekjen

Edlira Gjoni: Nëse s’ka të ndëshkuar për tërmetin tragjik, do të thotë që kemi bërë pakt me vdekjen

0
Edlira Gjoni: Nëse s’ka të ndëshkuar për tërmetin tragjik, do të thotë që kemi bërë pakt me vdekjen

Gazetarja Edlira Gjoni është shprehur se përgjegjësit e tërmetit të 26 nëntorit duhet të dalin para drejtësitë.

E ftuar në studion e lajmeve, Gjoni tha se nëse s’ka të ndëshkuar, kjo do të thotë se kemi bërë pak me vdekjen.

Edlira Gjoni: “Nëse do të ketë pranga apo jo duhet ta vendosë drejtësia. Por të paktën dikush duhet të vendoset para drejtësisë. Nëse në këtë situatë dramatike me jetë të humbura, me njerëz në qiell të hapur, me kosto të kaq mëdha njerëzore dhe financiare, me njerëz të traumatizuar, nëse në këtë situatë nuk fillon kultura e ndëshkueshmërisë unë nuk kam shpresë më se do fillojmë të bëhemi e ti marrim gjërat seriozisht. 

Nëse bëjmë shaka me jetën atëherë është thelbësisht gabim me ne të gjithë si qenie, si shoqëri, si shtet, quajeni si të doni. Nëse ky është një moment që do na ikë pa duart pa ndëshkuar dikë domethënë që kemi bërë pak me vdekjen. Kjo do të thotë ti dorëzohesh vetë. Si kalohet kjo situatë pa pasur asnjë përgjegjës. Nuk është natyra përgjegjëse për të tëra. Në zonat që udhëtoj shikoj që një shtëpi duket që një pamje se është e fortë nuk e ka gjetur asgjë. Ngjitur me të është një pallat që është rrëzuar fund e krye. Tani kush e ka fajin se tërmeti 6.4 balla ra për të tërë. Diçka nuk shkon.”

Loading...