Ekipi Negociator sot në Bruksel, Thaçi në Brezovicë /FOTO

93

Derisa delegacioni shtetëror kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, zhvilluan takimin e parë të tyre si ekip negociator në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi, po relaksohet në malet e Brezovicës e Prevallës.

Thaçi ka postuar fotografi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se ndjen kënaqësi kur shijon momente në shtigjet e Kosovës të mbuluara me borë

”Si gjithmonë kënaqësi e veçantë të zbuloj shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet mes Brezovicës e Prevallës”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/