Home Lajme Ekskluzive: Bindet kryeministri Haradinaj, pezullon taksën ndaj Serbisë ja detajet?

Ekskluzive: Bindet kryeministri Haradinaj, pezullon taksën ndaj Serbisë ja detajet?

0
Ekskluzive: Bindet kryeministri Haradinaj, pezullon taksën ndaj Serbisë ja detajet?

Presioni i madh ndërkombëtar në veçanti ai amerikan dhe evropian, duket se e ka bërë të vetën. Kërkesa e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë tashmë është pranuar.

Kryeministri i Kosovës, ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë, pas presionit të madh që ka pasur ditëve të fundit.
Burime të Gazetës NewBorn, brenda Qeverisë së Kosovës, tregojnë se Haradinaj tashmë ua ka dhënë fjalën amerikanëve se taksa do të pezullohet përkohësisht, por kjo do të ndodh pas 17 shkurtit, datë kjo kur kremtohet 11 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili për javë të tëra i bëri ballë presionit ndërkombëtar e madje edhe dy partive brenda vendit PDK-së dhe LDK-së, është bindur që taksën do ta pezulloj, siç thonë burimet brenda Qeverisë së Kosovës, për shkak sepse Haradinaj nuk po do që të përkeqsohen raportet e Kosovës me Amerikën.

Siç njoftojnë burimet tona, taksa do të hiqet brenda muajit shkurt në një afat kohor prej 80-120 ditë/Gazeta NewBorn