Ende pa e zyrtarizuar mirë lidhjen, ndahen çifti i njohur shqiptar

176

Ata kanë qenë çifti më i përfolur.
Lidhja e tyre nuk u konfirmua asnjëherë e megjithatë ishte ndër më të përfolurat.    
Tani, romacës mes Ronela Hajatit dhe Young Zerkës do t’i referohemi me “Na ishte njëherë”, pasi lidhja e dashurisë mes dy këngëtarëve ka marrë fund.

“Prive” ka marrë vesh nga burime pranë çiftit, se reperi Young Zerka dhe këngëtarja Ronela Hajati i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.
Young Zerka nuk e ndjek më Ronelen në Instagram, edhe pse këtë gjë nuk mund të themi për Ronelën, e cila ende e ndjek ende këngëtarin.
Ronela Hajati dhe Young Zerka hyjnë në listën e atyre çifteve që nuk e kishin pranuar lidhjen e tyre të dashurisë në publik.
Nuk e dimë nëse kjo situatë ka lidhje me një status disi të trishtë të këngëtarit në muajin shkurt, ku shprehej:
“Kur sheh njerëz që të duan e të vlerësojnë, kur shoqërohesh nga duartrokitjet, çdo mërzitje shuhet”!
I pyetur në nëntor në emisionin “Thumb” nëse është single, Young Zerka e pohoi për të parën herë me vendosmëri se është beqar.
“Normal që single”, është shprehur ai duke treguar nga kamera duart pa unazë.
Kjo deklaratë ra ndesh me atë të një muaji më parë, në tetor kur u shpreh: “I lidhur jam, kokë e këmbë. Lidhje dashurie, dashuria është e bukur”.
Edhe përse nuk përmendi emër, të gjithë mendonim se po fliste për këngëtaren Ronela Hajati.
Kjo e fundit është shprehur se ka dëshirë që publiku ta njohë për karrierën e saj muzikore, e jo për jetën private.