Home Lajme Endrit Shala thoshte: unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj

Endrit Shala thoshte: unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj

0
Endrit Shala thoshte: unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj

 

Krahu i djathtë i Fatmir Limajt, Endrit Shala, ishte shprehur shumë i bindur se koalicioni me të cilin ia mësynë zgjedhjeve të gjashtë tetorit, NISMA-AKR-PD do t’i nxirrte triumfues.

Shala kishte deklaruar në Emisionin Pressing në T7, se veç ai do t’i mposhtte të gjitha partitë, madje duke pirë çaj.

  
  

Shala thoshte në T7 se ish-partnerët e koalicionit PAN, po bënin çmos që ta dëmtonin partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj nga frika që kishin nga ajo në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

“Bashkë me do partnerë të cilët Nisma i ka ba kryeministra, të cilët çdo ditë të lume duke tentuar bashkë me partnerët, duke tentuar ta dëmtojnë Nismën atyre unë ua jap sot një përgjigje”, kishte thënë Shala.

I njëjti ishte zotuar se në zgjedhje të jashtëzakonshme, pa pasur mbështetjen e udhëheqësve të partisë, do të mundë t’i mposhtte kundërshtarët.

Shala kishte thënë se ish-partnerët e koalicionit do t’i mposhtte vetë në Malishevë, madje duke pirë qaj.

“Pa udhëheqjen e partisë, pa Fatmir Limajn pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën, pa Jakup Krasniqin, veç unë si Endrit me strukturat e rinisë së Nismës në bastionet e Nismës i muj vetë, edhe ata t’u pi çaj, krejt qata”, kishte thënë Shala.

Tash pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, situata me partinë Nisma nuk ka dalë siç e kishte parashikuar Shala.

Ata kanë marrë vetëm 4,94% të votave deri më tani, gjë që i lë jashtë kalimit të pragut zgjedhor.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Endrit Shala thoshte: unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.

Loading...