Era Istrefi bëhet pjesë e listës së njerëzve që do të “pushtojnë” botën

86

Ka qenë një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren Era Istrefi, e cila përveç suksesit të këngëve të saj dhe performancës në finalen e Kupës së Botës, tashmë është bërë pjesë e listës së njerëzve të cilët priten të “pushtojnë” botën në 2019.
Gazeta e rëndësishme “Politico.ue”, variant europian i medias amerikane me të njejtin emër, e cila raporton mbi ndodhitë më të rëndësishme të politikës në kontinent, e ka vënë këngëtaren në listën e personazheve më me ndikim e më të mundshëm per sukses. Gjithashtu ajo është emëruar dhe “ambasadore e muzikës pop”.
Këtë zgjedhje ata e kanë shpjeguar kështu: “Era Istrefi është duke e vendosur Kosovën në hartën e botës, edhe pse disa nuk e duan aty. 24 vjeçarja nga Prishtina është duke shijuar suksesin dhe njohjen në arenën ndërkombëtare.
Pas hitit të saj në Shqipëri dhe që u dëgjua në mbarë botën, Era u ftua për të performuar në këngën zyrtare të Kupës së Botës nga FIFA, “Live It Up”, në krah të Nicky Jam dhe Will Smith, shkruan blitz.al. 10 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ajo bën pjesë në brezin e ri të artistëve dhe sportistëve që po promovojnë vendin e tyre dhe Ballkanin, duke dhënë një imazh krejt tjetër për vendet që dominohen nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar.”
Gjithashtu ata shtojnë se edhe pse Era nuk këndon për çështje politike, beteja për të ardhmen e Kosovës ishte një kërcënim për debutimin e Erës në Kupën e Botës, prandaj performanca e saj para miliona njerëzve dhe gejsti i shqiponjës me dy krena, ishte si një lutje për pranimin e Kosovës për shtet të pavarur.
Era ndodhet në kategorinë e “Dremers”, pra ëndërrimtarët, ndërkohë që ka dhe dy kategori të tjera si “Distruptor”(penguesit e një sistemi) dhe “Doer” (njerëzit e punës).