Home ShowBizzz Era Istrefi: Nëse nuk do isha këngëtare, do bëhesha psikologe

Era Istrefi: Nëse nuk do isha këngëtare, do bëhesha psikologe

0
Era Istrefi: Nëse nuk do isha këngëtare, do bëhesha psikologe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Nexus Radio”, në Amsterdam.
Ajo ka folur rreth më të rejave në karrierën e saj, gjersa nuk ka hezituar tu tregojë fansave të këtij shteti, se cili do të ishte vërtet profesioni i saj, në qoftë se ajo nuk do të ishte këngëtare.
“Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut”, ka thënë Istrefi.
E njëjta, më pas ka folur për suksesin e saj si interpretuesja e himnit të kampionatit Botëror 2018.
Ajo tha se ishte moment i pabesueshëm fakti që pati mundësinë të performojë krah emrave si Will Smith dhe Nicky Jam, në “Luzhniki Stadium”, në Rusi.
“Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme”, ka treguar më tej Era.
Përndryshe, është përfolur në media se ajo po planifikon që së shpejti të sjellë një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefi.