Erdogan: Zjarri në Notre Dame na ka mërzitur thellësisht

69

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ndihet “thellësisht i mërzitur” pas zjarrit që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

“Zjarri që u përhap në katedralen Notre Dame, një nga simbolet e Parisit dhe trashëgimia e përbashkët e njerëzimit, na ka mërzitur thellë”, tha Erdoğan në një postim në gjuhën frënge në rrjetin social Twitter, transmeton AA.

“Në emrin tim dhe në emër të popullit tim, i përcjellë popullit francez dëshirat e mia për rimëkëmbje”, shtoi ai.

Turqia u bashkua me botën, duke shprehur tronditje për zjarrin masiv që përfshiu kishën historike të hënën.

“Shkatërrimi i kësaj kryevepre të arkitekturës është një katastrofë për gjithë njerëzimin”, ka shkruar ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu.

Shkaku i zjarrit ende ngelet i panjohur, megjithatë, hetimi preliminar ka përjashtuar zjarrvënien si një mundësi.

Notre Dame, një nga pikat më të rëndësishme turistike të Parisit, daton nga shekulli i 14-të.