Home ShowBizzz Ermal Fejzullahu i reagon Flori Mumajesit, e quan nivel i ulët

Ermal Fejzullahu i reagon Flori Mumajesit, e quan nivel i ulët

0
Ermal Fejzullahu i reagon Flori Mumajesit, e quan nivel i ulët

Muaj më parë Sabri Fejzullahu lëshoi një deklaratë duke thënë se shumë nga këngëtarët po i blejnë klikimet

Këngëtari mori shembull këtu Flori Mumajesin se si ka mundësi të bëjë 3 milionë klikime në vetëm 24 orë

Kjo deklaratë nuk i pëlqeu Flori Mumajesit i cili edhe reagoi përmes Instagram-it ku shkroi se nuk i kishte bërë asgjë që të fliste për të

““Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! pse be po mërzitesh kaq shumë? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjerët kanë honger m.. i ka lon me u ngi mirë se nuk kam qenë, nuk jam e as kam me qenë najherë unë shembulli për blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jetën e vet. Kur i bëjnë vet shumë klikime nuk nihen vec fërkojnë gjoksin kishe jonë artista t’mdhej, kur nuk i bojnë vet e i bojnë tjeret merren me llafe të grave”, ishin fjalët e Flori Mumajesit

Ndërsa ditën e sotme, në emisionin “Gjesi”, Ermal Fejzullahut ka folur rreth këtij debati të cilin e ka quajtur të ulët

“S’di çka të them. Nuk dua të merrem me atë temë. Skam preferuar të merrem nga fillimi. Sabria nuk aktron në intervista, është real, madje i kam thënë të mbahet pak. Pastaj i kam parë reagimet, unë me nivele të ulëta nuk merrem”, tha Ermal Fejzullahu./GazetaBlic