Facebook me probleme teknike

89

Përdoruesit nuk kanë qasje në llogaritë e tyre

Përdoruesit nuk kanë qasje në llogaritë e tyre

Përdoruesit e rrjetit social, Facebook sot kanë pasur probleme në qasjen në këtë rrjet. Përveç qasjes, përdoruesit e tjerë, të cilit ishin të kyçur në këtë rrjet nuk mund të komentonin apo postonin asgjë në këtë platformë.

Shkaqet e këtij problemi ende nuk janë bërë të ditur nga kompania dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim të tillë.

Kjo nuk është hera e parë që ky rrjet social ka probleme teknike, pasi që muajve të fundit përdoruesit e këtij rrjetin shpeshherë janë ankuar që nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre.

Përkundër këtyre problemeve teknike, numri i përdoruesve të rrjetit social, Facebook këtë vit është rritur për 9%./21Media