Femrat duan meshkujt me humor, ja pse

72

  

Meshkujt me sens të mirë humori janë dhe patnerët më të çmueshëm në një lidgje dhe pasi ndryshe buzëqeshja e tyre është dhe arma më e fuqishme për joshjen e femrave.

 

Ndërkohë që ndodh e kundërta nëse do të flasim për gjininë tjetër, ndonëse thuhet se femrat me humor mundtë pëlqehen nga meshkujt një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

 

Studimet tregojnë se meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkullit. Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie seksuale.

 

Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që kanë kryer. Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë.

 

Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve, janë më inteligjentë. Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë.