Fermeri regjistron delet në shkollë si nxënëse (VIDEO)

107

Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve pasi autoritetet njoftuan planet për mbylljen e një klase.

Shkolla “Jules Ferry” në Crêts-en-Belledonne, një fshat në veriperëndim të Alpeve të Grenoble, kishte parë numrin e nxënësve të bie nga 266 në 261.

Por në një akt sfidues, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij.

Ndër nxënësit e rinj janë Baa-bete, Dolly dhe Shaun.

Girerd u shfaq me 50 delet e tij jashtë shkollës për një ceremoni të veçantë ku morën pjesë rreth 200 mësues, nxënës dhe zyrtarë.

Kryebashkiakut Jean-Louis Maret iu paraqitëm certifikatat e lindjes gjatë aktivitetit.  Ai vuri në pikëpyetje “logjikën e bezdisshme të pragut” që mund të nxiste një mbyllje të tillë të klasës.

“Tani nuk duhet të kemi asnjë mbyllje”, tha njëri nga prindërit, Gaelle Laval, i cili shtoi se sistemi arsimor “nuk ishte i shqetësuar me argumentet në terren, vetëm numrat”.

Fëmijët në këtë ngjarje mbanin shenja që lexonin “Ne nuk jemi dele”.