Fero dhe Arbenita i mashtruan ndjekësit: “E hëngrët keq”

80

 

“Sapo u zgjova këtë mëngjes. Përshëndetje zonja, nga sot e tutja jam single”, ka rrëfyer reperi, i cili po ashtu i ka larguar fotografitë me të dashurën e tij Arbenita Ismajlin nga Instagrami.

Ky mesazh i çuditshëm nga reperi, vjen pak
ditë pasi ai i uroi asaj ditëlindjen, ndërsa në anën tjetër, Arbenita i ka ende
imazhet me Feron në Instagram.

  

E tëra që ka bëri ajo, është t’i bllokojë
komentet në fotografitë bashkë me reperin, ndërsa nuk ka dhënë asnjë lloj
deklarate siç beri ish i dashuri i saj, nëse ndarjen mund ta marrim të
konfirmuar vetëm nga deklaratat e Feros.

Por
vetëm një ditë pas, dy pëllumbat e dashuruar kanë zbuluar se i mashtruan ndjekësit
e tyre duke deklaruar ndarjen.

Megjithatë,
nuk kanë sqaruar pse e bënë këtë lojë, përveç se Arbenita deklaron se ka shumë
urrejtje karshi një çifti që kanë dashuri dhe lidhje të mirë.

“Kjo urrejtje është e vërtetë. Njerëzit e urrejnë të shohin se po e kalon mirë dhe ke një lidhje të mrekullueshme. E hëngrët keq”, ka thënë ajo, ndërsa të njëjtën dekalratë e ka ripostuar edhe Fero në Instagramin e tij. /Prive.al