Floriani i vogël ndahet nga Adrian Gaxha. Çfarë ndodhi?

255

 
 

Florian Beqiri u bë i njohur në vitin 2009, ku u shfaq për herë të parë me këngën “Ndahet zemra në dy pjesë”, shkruan “Kosovarja”.

Asaj kohe Floriani ishte shumë i vogël dhe rrëmbeu simpatinë e një publiku të tërë, kjo sigurisht për shkak të fuqisë së tij në interpretim.

Më pas, Floriani i vogël u morr nën menaxhimin e këngëtarit Adrian Gaxha, ku edhe ndodhi shpërthimi i vërtet i Florianit. Dyshja bënë namin me këngën me titull “Ngjyra e kuqe”, shkruan “Kosovarja”.

Pas shumë vitesh bashkëpunim, Floriani dhe Adriani i kanë ndarë rrugët e tyre. Kontrata e Florian Beqirit me Adrian Gaxhen ka skaduar, andaj dyshja më nuk kanë kurrfarë lidhje mes vete./Kosovarja/