Forum / A kanë ndihmuar armët bërthamore, në ruajtjen e paqes botërore?

102

Ndonëse konfliktet kombëtare dhe rajonale, si dhe terrorizmi ndërkombëtar mbeten të përhapura, që nga viti 1945, bota nuk i është nënshtruar një lufte të vërtetë pan-rajonale apo trans-kontinentale.

Malkolm Kreig, historian në Universitetin Xhon Mur në Liverpul; Majkëll Gudman, profesor i çështjeve ndërkombëtare në Kolegjin Mbretëror të Londrës; Sajmën Mudi, lektor mbi çështjet e mbrojtjes në Kolegjin Mbretëror të Londrës; dhe Benua Pelopidas qe është profesor në fushën e sigurisë ndërkombëtare në Universitetin Shkencave në Paris, debatojnë për rolin që arsenalet bërthamore mund të kenë luajtur në kufizimin e konfliktit në shkallë të gjerë.

Kur armët bërthamore gati e shkatërruan paqen, dhe sa pranë një lufte bërthamore ka qenë ndonjëherë bota?

Benua Pelopidas: Një moment kritik ishte kriza e raketave kubane e vitit 1962. Dhe ajo nuk ishte plotësisht e kontrolluar:paralajmërimi i kryeministrit sovjetik Hrushov, dhe i presidentit amerikan Kenedi nuk mund të shpjegojë përfundimin e saj paqësor, duke pasur parasysh kufijtë e kontrollit të tyre mbi arsenalet e tyre bërthamore, kufijtë e sigurisë së armëve dhe faktorë të tjerë. Dëshmitë tregojnë se kemi qenë me fat.

Malkolm Kreig: Ka edhe shembujsh të tjerë kur ka ndodhur kjo. Për shembull, gjatë vitit të parë të Luftës Koreane (1950-1953), kur nervozizmi i presidentit Truman apo ai i gjeneralit Makartur provokoi një frikë në lidhje me gatishmërinë e perceptuar amerikane për të përdorur armë bërthamore.

Me gjasë shembulli më interesant ishte incidenti i vitit 1983 i “Able Archer”, kur një stëvitjet e NATO-s, u perceptua nga disa në Moskë, si një përgatitje për një sulm të vërtetë real. Në këtë rast, armët bërthamore, paranoja dhe grumbullimi i informacioneve të gabuara mund të kishin çuar në një luftë bërthamore.

Sajmën Mudi: Sipas meje, armët bërthamore e rrezikuan seriozisht paqen botërore gjatë dekadës së parë të Luftës së Ftohtë, nga fundi i viteve 1940, kur Shtetet e Bashkuara kishin superioritet bërthamor. Nëse vendimmarrësit do t’i kishin kushtuar vëmendje argumenteve për lëshimin e armëve bërthamore, atëherë gjendja e sotme, në të cilën, moslëshimi i armëve bërthamore shihet si diçka normale, nuk do të ishte krijuar kurrë.

 

Nga ana tjetër, sa i rëndësishëm ka qënë faktori ‘armë bërthamore’, në ruajtjen e paqes në botë, dhe si u arrit kjo?

Benua Pelopidas: Teoria e parandalimit, pohon se aftësia shkatërruese e armëve bërthamore shkakton frikë, gjë që bën që udhëheqësit të jenë të kujdesshëm. Megjithatë, studimet e kohëve të fundit, tregojnë se kjo marrëdhënie është larg nga të qënit automatike. Veprat klasike, kanë treguar gjithashtu se kërcënimet që synojnë të pengojnë mund të kenë efekte negative, ashtu si edhe çdo politikë tjetër publike.

Malkom Kreig:Nëse i rithehemi Krizës Kubane të Raketave, edhe pse armët bërthamore ishin një pjesë themelore e arsyes se pse ndodhën ato ngjarje, raketat luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbylljen e krizës në mënyrë paqësore. Mendimi i një lufte botërore bërthamore, i bëri të dy udhëheqësit të tërhiqen nga gremina, dhe të arrijnë një zgjidhje të negociuar.

Majkëll Gudman:Një pikëpamje e caktuar mbi përhapjen e armëve, thotë se paqja arrihet më së miri, përmes një barazie në armatime – me fjalë të tjera, mënyra më e mirë për të siguruar paqen, ka qenë që të dyja palët e një konflikti të kishin aftësi bërthamore.

 

Cilët faktorë të tjerë, kanë qenë më të rëndësishëm në ruajtjen e paqes?

Në vitin 1961, dy armë termonukleare prej 4 megatonë ranë aksidentalisht nga një avion amerikan B-52 mbi Goldsborou në Karolinën e Veriut. E vetmja gjë që pengoi një shpërthim bërthamor atë ditë ishte fati.

Majkëll Kreig: Dy faktorë, (ka edhe shumë të tjerë) janë destruktiviteti i luftërave të mëdha të shekullit XX-të, dhe fati. Edhe para epokës bërthamore, kishte një shqetësim të madh ndërkombëtar, se luftërat e mëdha ndërshtetërore po bëheshin aq shkatërruese, sa të mos ishin të qëndrueshme. Lufta e Parë dhe më së shumti e dyta e dëshmuan kete.

Majkëll Gudman: Një nga leksionet e Luftës së Ftohtë, ishte se për një vend nuk ishte e mjaftueshme të kishte një aftësi bërthamore. Po aq e rëndësishme, ishte të kishe njohuri edhe mbi arsenalin e kundërshtarit tënd. Thelbi ishte tek informacioni inteligjent:vlerësimi i qëllimeve politike dhe aftësive ushtarake të kundërshtarit.

Sajmën Mudi: Organizatat ndërkombëtare si OKB-ja, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes botërore. Megjithëse kritikët, kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e organeve të tilla si Këshilli i Sigurimit duke mos zbatuar rezolutat e tij, OKB, në vendin e një polici botëror , vazhdon të legjitimojë veprimet e anëtarëve të saj dhe ndoshta është struktura më e mirë që kemi për ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut.

A mendoni se armët bërthamore, do të sigurojnë paqen botërore në të ardhmen?

 

Majkëll Gudman: Jo. Efekti parandalues ​​i zotërimit të një arme bërthamore, është i dukshëm dhe me precedentë historik, por kjo s’do të thotë që udhëheqësit e paarsyeshëm nuk do të konsiderojnë përdorimin e tyre ose në mënyrë të parevokueshme, ose për një qëllim specifik.

Këto armë janë të rëdësishme dhe të vlefshme për çdo arsenal mbrojtës, kështu që do të mbeten një faktor i rëndësishëm në politikën botërore për të ardhmen e parashikueshme.

Sajmën Modi: Armët bërthamore, nuk janë një “ilaç” për sigurimin e paqes botërore, siç tregohet nga përhapja e konflikteve konvencionale që nga viti 1945. Paqja në botë, mbështetet tek aftësia e njerëzve për të zgjidhur dallimet e tyre politike nëpërmjet të kuptuarit, empatisë dhe bashkëpunimit.

Benua Pelopidas: Shtetet me armë bërthamore janë sulmuar, dhe i kanë humbur luftërat kundër shteteve jo-bërthamore, dhe aktorët që janë të gatshëm të japin jetën e tyre për një kauzë, nuk mund të kenë frikë nga hakmarrja bërthamore. Kjo është po aq e vërtetë sa ka qenë çdo herë.

Si studiues dhe qytetarë, ne kemi përgjegjësi në ndërtimin e të ardhmes.

Përsëritja e faktit se kemi kontroll dhe siguri mbi armët bërthamore, stimulon vetëkënaqësinë. Ajo neglizhon rolin e fatit, dhe dështimeve në shmangien e përdorimit të armëve bërthamore në të kaluarën. Përtej dimensionit të sigurisë, çështja e së ardhmes së armëve bërthamore, ngre çështje etike dhe politike, rreth botës që duam t’u lëmë trashëgim fëmijëve.

HistoryExtra – Bota.al