Home Fun Foto pikëlluese: Nëna ndan fotot e djalit të saj para dhe pas përdorimit të drogës

Foto pikëlluese: Nëna ndan fotot e djalit të saj para dhe pas përdorimit të drogës

0
Foto pikëlluese: Nëna ndan fotot e djalit të saj para dhe pas përdorimit të drogës

Një postim pikëllues në rrjetin social Facebook, një nënë ka ndarë disa foto të djalit të saj para dhe pasi që është bërë i varur nga droga, konkretisht nga heroina.

 

Pasi që u bënë javë të tëra që nuk kishte dëgjuar nga djali i saj, Jennifer Salfen-Tracy, i ndau fotografitë e djalit të saj për të treguar ndikimin e drogës që kishte pasur tek ai për vetëm 7 muaj.

Sipas postimit të nënës së saj në Facebook, djali Cody Bishop është i pastrehë dhe që nuk ka qenë në kontakt që 7 muaj. “Unë kam hezituar në shpërndarjen e kësaj foto, por shumë njerëz më kanë pyetur se si janë gjërat, kështu që e ndjeva se duhet të i ndajë”, shkroi ajo, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Në postim nëna i ka bashkangjitur dy fotografi, e para që e shihni më lartë e tregon djalin e saj në një gjendje tejet të mirë dhe të shëndetshme duke buzëqeshur para pemës së krishtlindjeve.

E dyta, do ju lë pa fjalë, më një ndryshim shokues. Cody duket i tmerrësisht keq.

Nëna e saj ka shpërndarë më herët këtë foto duke shkruar “Nëse dikush e ka parë në Las Vegas, ju lutem të më shkruani”. /Lajmi.net/

 

Loading...