Fotografia e ‘luftës’ dhe e vërteta, deputetja Brovina para Prokurorisë Speciale

56

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Dje Brovina paraqiti para medieve një fotografi, përshkimi i së cilës, sipas deputetes, shfaqte tre ushtarë serbë po dhunonin seksualisht një grua kosovare.

Lexo edhe:

Fotografia e publikuar, Flora Brovina jep sot deklaratë në Policinë e Kosovës

Kjo fotografi po dyshohet se është e rreme pasi ajo ishte marrë nga një film pornografik në Iran.

Megjithëkëtë, Brovina ka mohuar kategorikisht se fotografia është manipulim, sipas saj, ajo e njeh viktimën dhe fotografia e ‘luftës’ ishte bërë me pëlqimin e familjarëve të viktimës.

Lajmi.net në vazhdimësi ka tentuar të marrë një prononcim nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin por ka qenë e pamundur. /Lajmi.net/