Home Fun Fshati ku femrat i shkurtojnë flokët vetëm një herë në jetë

Fshati ku femrat i shkurtojnë flokët vetëm një herë në jetë

0
Fshati ku femrat i shkurtojnë flokët vetëm një herë në jetë

Një traditë goxha interesante

Një traditë goxha interesante

Kina, si edhe shumë vende të tjera në botë, ka shumë tradita. Në mesin e shumë komuniteteve të cilat jetojnë atje, është edhe minoriteti etnik, Yao, i cili veçohet për një traditë interesante.

Për mijëra vjet me radhë, vajzat dhe gratë Yao të fshatit Huangluo kanë mbajtur një regjim bukurie, për të cilin besojnë se ndikon në shëndetin e tyre të mirë, mbarësi në jetë, si dhe u shton jetëgjatësinë, shkruan rtv21.tv

Ato i shkurtojnë flokët vetem një herë gjatë jetës së tyre, këtë kur janë të gatshme për martesë. Kjo do të thotë se pasi që ato martohen, më kurrë nuk i shkurtojnë flokët.

Gratë Yao, flokët e gjata i konsiderojnë të shenjta, dhe sa më shumë që i rrisin ato, aq më gjatë do të jetojnë. Fshati Huangluo, falë flokëve të gjata të femrave të këtij vendi ka marrë edhe nofkën fshati i flokëgjatave.

Sipas të dhënave për minoritetin kinez, Yao, ai është njëri prej 55 minoriteteve të tjera etnike të cilat njihen zyrtarisht në vend, e të cilat minoritete jetojnë kryesisht në terrene malore, në jugperëndim e jug të Kinës. Në fshatin Huangluo jetojnë më shumë se 200 gra, dhe ato shpresojnë që këtë sekret bukurie do ta bartin tek vajzat e reja, për ta ruajtur gjeneratë pas gjenerate./21Media

Loading...