Genc Prelvukaj i jep Eni Koçit këtë koment për vellon

115

Në një event të organizuar në Shqipëri nga Amarda Toska, ku reklamoheshin fustane nusërie, Eni Koçi e pati rolin kryesor.
Ajo po rrezatonte si nuse dhe dukej si një princeshë e zbritur nga përrallat.
Këngëtarja e famshme e cila është në lidhje me reperin kosovar Genc Prelvukaj, ka shkëlqyer në këtë sfilatë dhe Genci këtu e pati mundësinë ta shihte si nuse.
Ndonëse dyshja asnjëherë s’e ka konfirmuar lidhjen, fotografitë e përbashkëta e komentet me njëri tjetrin, pa dyshim na e thonë se romanca mes tyre po lulëzon.
E në një video ku Eni prezanton punën nga sfilata, Genci ka pasur vetëm një përgjigje – ai ka lënë ca emojis zjarr!