Gjen copëzën e arit me vlerë 69.000 dollarë

92

Australiani që e gjeti e dërgoi në dyqanin e Matt Cook

Australiani që e gjeti e dërgoi në dyqanin e Matt Cook

Një australian ka gjetur një copëz ari prej 1.4  kg me anë të një detektori metali në Western Australia.

Një dyqan në Kalgoorlie publikoi fotot e arit online dhe besohet të ketë një vlerë 69.000 dollarë.

Gjetje të tilla ndodhin disa herë në vit thonë ekspertët.

Rreth 3/4 e minierave të arit në Australi ndodhen në dhe rreth rajonit Kalgoorlie. Copa e arit u gjet rreth 45 cm nën sipërfaqe. Australiani që e gjeti e dërgoi në dyqanin e Matt Cook.

“Ai hyri në dyqanin tim dhe ma tregoi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë”,-tha Cook.

Shumë njerëz shkojnë në miniera si hobi gjatë fundjavës për të kërkuar ar, ndërsa disa të tjerë e bëjnë çdo ditë këtë me kohë të plotë./Oranews