“Gjenerata jonë nuk do të arrijmë që të përmbyllim një marrëveshje të përhershme me Serbinë”

33

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk beson që njerëzit që janë në politikë do të arrijnë të përmbyllin një marrëveshje të përhershme me Serbinë.

Hoti tha që nuk beson që njerëzit që janë tani në politikë do të arrijnë të përmbyllin një marrëveshje të përhershme me Serbinë.

“Ndoshta edhe kjo gjeneratë e njerëzve që jemi në politikë, në Kosovë nuk do të arrijmë që të përmbyllim përfundimisht një marrëveshje të përhershme me Serbinë, sepse me Serbinë mund të arrihet një marrëveshje vetëm atëherë kur në fakt ajo marrëveshje përmban klauzola që e pamundësojnë çfarëdo konflikti në të ardhmen me Serbinë. Kur arrihet ajo, ajo arrihet vetëm kur Serbia e njeh Kosovën në territorin në të cilin është tash me Kushtetutën që e ka Kosova tash dhe me të gjitha elementet e sovranitetit shtetëror që ka tash.”, tha ai në RTV21.

Hoti më tutje tha që presidenti i vendit e ka shkaktuar dëmin më të madh të Kosovës, pasi që ka lidhur konsolidimin e shtetit me arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

“A është e gatshme Serbia në këtë fazë të bëjë këtë veprim? Jo, unë jam i bindur që jo. Mund të ketë zhvillime si rezultat i presionit të madh ndërkombëtar që duhet të vijë mbi Serbinë, por nuk shoh që në të ardhmen e afërt me këtë klasë politike që është në Serbi, që mund të arrihet kjo çështje. Por, ajo që është besoj e dëmshme për Kosovën që ja kanë shkaktuar bartësit e institucioneve në Kosovë, në veçanti presidenti i vendit, është që progresin e Kosovës drejtë konsolidimit të shtetësisë në Arenën Ndërkombëtare, e kanë lidhur plotësisht me arritjen e një marrëveshje me Serbinë.“, tha Hoti.