Home Fun Gjithçka 1 euro fut në “luftë” blerësit

Gjithçka 1 euro fut në “luftë” blerësit

0
Gjithçka 1 euro fut në “luftë” blerësit

Momenti kur dyqani zbrazet brenda 5 minutave

Momenti kur dyqani zbrazet brenda 5 minutave

Një dyqan i qendrës tregtare Stolitsa në Vladikavkaz, të Rusisë jugperëndimore ka bërë ulje drastike çmimesh.

“Gjithçka 1 euro” bëri që dyqani të zbrazej në vetëm 5 minuta. Radhë të gjata u regjistruan jashtë dyerve të dyqanit pak para se ai të hapej.

Pamjet tregojnë blerësit e tërbuar duke rrëmbyer rrobat nga duart e njëri-tjetrit, transmeton rtv21.tv.

Në video, një grua rrëmben rrobat nga një grua tjetër dhe ajo përplaset në dysheme.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale tërhoqi më shumë se 80 mijë shikime në vetëm një ditë.

Përkundër kaosit, dyqani ka njoftuar se do të mbajë shitje të ngjashme në të ardhmen e afërt./21Media

Loading...