Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata Supreme e Izraelit zgjat ndalimin për mediat e huaja në Gaza

Gjykata Supreme në Jerusalem ka mbajtur një seancë tjetër dëgjimore të martën në lidhje me një peticion nga Shoqata e Shtypit të Huaj (FPA) për të lejuar mediat e pavarura ndërkombëtare të hyjnë në Gaza.

Gjykata i dha përsëri qeverisë izraelite një shtyrje. Shoqata e Shtypit të Huaj thotë se kjo është shtyrja e nëntë që nga paraqitja e kërkesës në shtator të vitit të kaluar.

Në një deklaratë tëcituar nga Al Jazeera, FPA tha se situata ishte “përtej çdo absurditeti”.

“Këto vonesa të përsëritura ia kanë privuar botës nga një pamje më e plotë e kushteve në Gaza dhe e kanë tallur të gjithë procesin ligjor”, tha FPA.

Asnjë media e pavarur ndërkombëtare nuk është lejuar në Gaza që nga 7 tetori 2023. Më herët këtë muaj, Reporterët pa Kufij thanë se Izraeli vrau më shumë gazetarë se çdo vend tjetër në vitin 2025.