Gruaja therë të dashurin me thikë, e përqafon dhe përgjërohet të mos vdes

3401

 
 Një grua ishte filmuar duke i kërkuar të dashurit të saj që të mos vdiste, pasi ai shtrihet në rrugë gjersa derdhë gjak – pasi ajo thuhet se e kishte therur atë me thikë. 

  

 

 

Në videon e filmuar nga një dëshmitar okular, Erick është parë duke gjunjëzuar në tokë duke e mbajtur stomakun, ndërsa e dashura e tij, Sonia Amayran, përqafon dhe e puth atë, transmeton lajmi.net.

Sonia, 22 vjeç, mund të dëgjohet duke thënë në video: “Ai më goditi, ai u përpoq të më vriste”, përpara se të kthehej tek Erick dhe të kërkonte: “U thuaj atyre të vërtetën”.

Në një moment gruaja në dëshpërim bërtet: “Më fal dashuria time, të lutem mos vdis”. /Lajmi.net/