Haradinaj: Aq shumë jam gëzuar pas Samitit të Berlinit, kam shkuar drejt në hotel ia kam fut gjumë

80

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar pse nuk ka folur para gazetarëve pas Samitit të Berlinit.

Haradinaj ka thënë në Debat Plus në Tv Dukagjini se pas atij Samiti ka qenë i gëzuar shumë.

“S’është e vërtet që s’kam dalë para gazetarëve se kam qenë i shqetësuar. Në fakt kam qenë shumë i lumtur. Aq i gëzuar, saqë kam shkuar ia kam futur gjumë në hotel. S’kam pasur më energji të dalë e të them se ne fituam pas atij Samiti. Qe një vit kam qenë shumë i lodhur me çështjen e kufijve e ndarjes. Shumë kam qenë i qetë pas atij Samiti”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se në Berlin ka pasur presion nga të gjithë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, por që presioni ka qenë me gjuhë të mirësjelljes.

“Ata janë të sjellshëm. Flasin me mirësjellje. Në asnjë moment s’ka pasur momente tensionimi siç është thënë. As nga Macroni, as nga Merkeli”, ka thënë Haradinaj.