Haradinaj për zgjedhjet në veri: Përpjekje për paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet

31

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovën.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se uron që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik.

“Zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/