Haradinaj përshëndet votimin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese

144

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përshëndetur  votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur se kjo ngjarje është me peshë në historinë e re të Ballkanit.

Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë Veriore, si hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejtë paqës së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime. /Lajmi.net/