Home Lajme Haxhiu fton gratë dhe vajzat që ngacmimet seksuale t’i raportojnë tek deputetet

Haxhiu fton gratë dhe vajzat që ngacmimet seksuale t’i raportojnë tek deputetet

0
Haxhiu fton gratë dhe vajzat që ngacmimet seksuale t’i raportojnë tek deputetet

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në foltoren e Kuvendit të Kosovës në lidhje me rastin e abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi.

Ajo ka akuzuar organet e rendit për mos dhënien e dënimeve të merituara ndaj abuzuesve, duke thënë se të bëmat e tyre zakonisht po kalohen vetëm me dënime minimale dhe suspendime javore.

“Kjo është inkurajuese për abuzuesit”, shtoi Haxhiu.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës po ashtu i ka bërë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që rastet e ngacmimeve seksuale t’i raportojnë direkt tek gratë deputete, duke i premtuar që ato do të jenë bashkë me to deri sa përdhunuesit dhe kriminelët t’i marrin dënimet e merituara.