HBO me rekord, kaq milionë njerëz kanë shikuar ‘live’ premierën e Game of Thrones

79

Premiera e sezonës së 8 të Game of Thrones ka thyer një rekord që nuk është thyer deri tani.

Gjatë orës së shfaqjes së episodës së parë të sezonës së tetë të serialit “Game of Thrones”, 17.4 milionë njerëz janë pozicionuar para ekranit .

Kështu ka lajmëruar televizioni që e shfaq serialin, HBO, duke treguar se ky është një numër rekord për serialin dhe numri më i madh i shikuesve që e kanë shikuar këtë kanal në të njëjtën kohë ndonjëherë, shkruan Gazeta Express.

Ky numër është vetëm për orën 9:00 të mbrëmjes në Amerikë, kur edhe është shfaqur episoda, duke përfshirë edhe platformat online të HBO.

Numrat e të gjitha shikimeve online të episodës së parë ende nuk kanë dalë, megjithatë duket se kjo sezonë e fundit e serialit shumë të shikuar vetëm sa ka filluar të thejë rekorde.

Sezona e 8 e ‘Game of Thrones’ do të ketë gjithsej 6 episode, që do të zgjasin nga 1 oreë deri në 1 orë e 20 minuta.

Të dielën në mbrëmje është shfaqur episoda e parë./Gazeta Express/