Home Horoskopi Herët a vonë këto shenja të horoskopit do jenë bashkë në çift

Herët a vonë këto shenja të horoskopit do jenë bashkë në çift

0
Herët a vonë këto shenja të horoskopit do jenë bashkë në çift

Sipas astrologjisë, ka kombinime të ndryshme të shenjave zodiakale, të cilat janë mishërim i pasionit të madh, marrëdhënieve perfekte, të cilat nuk duhen evituar kurrsesi në jetë!

1. Dashi dhe Peshorja
Nëse këto dy shenja takohen, mund të shohësh ‘xixa’ që dalin nga ky takim. Energjia e magnetizmi i Dashit dhe joshja e hollë e Peshores, krijojnë një harmoni të pabesueshme mes tyre.

Problemet mes tyre mund të lindin kur Dashi nis të jetë i bezdisshëm nga mënyrat perfekte të Peshores dhe nga modeli jetës ‘sipas rregullave’. Ndërsa Peshorja do provojë të dominojë partnerin/en.

2. Demi dhe Akrepi
Kur një Dem i butë dhe një Akrep pasional takohen, askush nuk mund të ndalojë zjarrin dhe pasionin mes tyre!

Nëse këto dy shenja krijojnë një marrëdhënie, janë të pangopur me njëri-tjetrin, por konfliktet e rastësishme janë të pashmangshme.

Akrepët kanë një ritëm jete tejet të shpejtë, gjë që mund të ‘shtypë’ Demin dhe Akrepin mund ta irritojë pasiviteti i Demit!

Nëse pasioni i Akrepit shkon në komunikimin me miqtë apo në ndonjë aktivitet interesant, gjithçka mund të përmirësohet.

3. Binjakët dhe Shigjetari
Tërheqja mes këtyre dy shenjave nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Binjakët kuriozë dhe Shigjetari filozof shijojnë lidhjen që kanë bashkë. Gjithsesi, Shigjetari i gjithëdijshëm mund të reagojë me nerva tek Binjakët

Zgjidhja për këtë problem mund të jetë që të dy të bëjnë diçka së bashku, si për shembull, të udhëtojnë!

4. Gaforrja dhe Bricjapi
Ndjeshmëria e Gaforres dhe pushteti i Bricjapit janë diçka irreale. E megjithatë, Bricjapi nuk do jetë kur në gjendje të ‘çlirohet’ prej karakterit dhe pushtetit të tij, gjë që mund të lëndojë gaforren! Duhet të kujtojnë vazhdimisht se nuk janë vetëm dominues, por edhe partnerë romantikë!

5. Luani dhe Ujori
Mbreti i Universit nuk mund t’i rezistojë Ujorit me shpirt të lirë, i cili njeh vetëm pushtetin e vet. Ujori inspiron Luanin, ndërkohë që Ujori tërhiqet nga karizma që ka Luani. Gjithsesi, nevoja e Luanit për vëmendje dhe përçmimi që ka Ujori për kompromiset sociale, mund të çojnë gjithnjë në probleme.

6. Virgjëresha dhe Peshqit
Virgjëresha dashuron rregullin dhe Peshqit nuk e duan rutinën. Kjo gjë është e mjaftueshme për t’I mbajtur bashkë dy të kundërta!

Nëse ky çift do të mbajë marrëdhënie, duhet të gjejnë zgjidhje të problemeve me njëri tjetrin, larg nga gjithë të tjerët.

Loading...