Hidratimi i lëkurës gjatë dimrit ka shumë rëndësi

165

Kujdesi ndaj lëkurës është i nevojshëm

Kujdesi ndaj lëkurës është i nevojshëm

Janë disa gjëra që nëse i ndiqni, ditët e ftohta do t’i kaloni më lehtë. Një ndër to është rëndësia e hidratimit të lëkurës gjatë kësaj stine. Sikurse kushtet klimatike që ndërrojnë, ashtu duhet të ndërroj edhe rutina juaj për kujdes ndaj lëkurës gjatë muajit të dimrit. Gjeni një hidratues që është i bazuar në vaj e jo në ujë, sepse vaji krijon një shtresë mbrojtëse që jep më shumë lëngje, sesa kremi apo losioni.

Duhet të keni kujdes gjatë zgjedhjes së vajit, sepse jo të gjitha do të kenë efekt pozitiv tek ju. Kërkoni vajra që nuk i bllokojnë poret, si vaj avokado, vaj minerali apo diçka e tillë.

Natyrisht edhe hidratuesi mund të dallojë varësisht nga lëkura juaj, e thatë apo e yndyrshme. Mirëpo, hidratimi gjatë kësaj kohe ka shumë rëndësi për shëndetin dhe trupin tuaj.