Home ShowBizzz Histori tjetër me Loredanën: A ishte kjo vajzë viktimë përpara çiftit zviceran?

Histori tjetër me Loredanën: A ishte kjo vajzë viktimë përpara çiftit zviceran?

0
Histori tjetër me Loredanën: A ishte kjo vajzë viktimë përpara çiftit zviceran?

 

Me mëngjes, portali zviceran ’20minutes’
shpalosi historinë për të cilën dyshohet reperja Loredana Zefi.

Ajo dyshohet për zhvatjen e rreth 700.000
frangave ndaj një çifti zviceran nën lajthitje, kërcënim e presion.

  

Mirëpo, duket se çifti zviceran nuk janë
viktimat e vetme të parave të marra nga kredit kartela e tjetër kujt në mënyrë
perfide.

Në verën e 2017, një ish mike e Loredanës e pati denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin Loredanën dhe vëllain e saj.

Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur
versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes të cilat shpinin në Zvicër
tek Loredana.

Më poshtë, Prive.al ju sjell rrëfimin e plotë
të Esa Vokshit, ish mike e Loredanës në InstaStory duke rikthyer në vëmendje një
histori e cila aktualizohet pas skandalit me çiftin zviceran.

‘Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen
muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.. Nuk më
intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë
normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë.

Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale.

Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia / borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u hargjuan 538 euro.”