Horoskopi ditor 13.01.2019

454

DASHI
Ata qe jane ne cift do jene pak nostalgjike sot per ato qe kane kaluar, sidomos ata qe kane moshe me te re. Gjithsesi kjo dite do jete e mbushur me tolerance. Per beqaret, Hena do te favorizoje takimet pasionante. Pritet te kete shume dashuri me shikim te pare! Kujdes me lojrat e fatit sepse nuk eshte dita e duhur. Mundohuni te hiqni disa para menjane qe mos keni probleme.

DEMI
Mbase pasion shume te madh nuk do kete sot ne jeten ne cift, po do jeni te lumtur dhe marredhenia do jete e ekuilibruar. Ne jeten sentimentale te beqareve nuk do ndikoje asnje planet. Per pasoje nuk do kete ndryshime te medha. Ne planin financiar yjet do iu bejne me te kthjellet dhe me realiste. Do beni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato. Me shpenzimet duhet maturi!

BINJAKËT
Gjate dites se sotme ju here do kujdeseni shume per partnerin, here do e “braktisni” ate. Kujdes, mos luani me ndjenjat e tjetrit sepse mund te prishni gjithcka. Beqaret do kalojne nje dite mjaft te kendshme per dashurine. Mundohuni te perfitoni sa me teper! Fale konfigurimit te yjeve, do beni me shume ekonomi kete te premte sesa do shpenzoni. Kjo do te thote qe gjerat do shkojne mire.

GAFORRJA
Fale ndikimit te Diellit ju do jeni edhe me joshes. Ky planet do sjelle magnetizem dhe sharm te parezistueshem. Duhet te beni shume perpjekje per te qendruar besnike ndaj partnerit. Beqaret do influencohen pozitivisht nga yjet. Ka mundesi qe te krijoni afrimitet me nje person me origjine te huaj. Persa iu perket financave nuk do te kete ndonje ndryshim te madh te gjendjes suaj.

LUANI
Ciftet do mundohen t’ia “mbathin” pak nga lidhja e tyre, por do rikthehen shpejt per t’u kujdesur me teper per ate qe kane ne krah dhe per ta perforcuar lidhjen. Me Venusin qe ndikon tek sektori i dashurise se beqareve pritet te keni nje dashuri me shikim te pare ne rrethana mjaft romantike. Me financat do keni probleme duke qene se do mendoni te shpenzoni per t’i bere qejfin vetes.

VIRGJËRESHA
Ne planin sentimental te cifteve do kete ndryshime rrenjesore dhe te gjitha fale pozicionimit te mire te Jupiterit. Nese keni femije te rritur ata mund te kene nje surprize te madhe dhe te bukur per ju. Edhe per beqaret do jete nje dite e mire, mjafton qe te dine ta shfrytezojne! Me financat eshte mire te tregoheni vigjilente. Plutoni dhe Jupiteri do ndikojne negativisht. Mos ndermerrni rreziqe!

PESHORJA
Ne baze te pozicionimit te Henes ne qiellin tuaj nuk do keni a probleme te dukshme as ngjarje te jashtezakonshme. Do keni tendence ta jetoni qetesisht marredhenien tuaj. Beqaret do kerkojne sot te shtojne “pushtimet e zemrave” por do hezitojne te krijojne nje lidhje! Eshte dite e pershtatshme kjo e sotmja per t’u marre me financat dhe per te zgjidhur problemet. Ju mundeni!

AKREPI
Zemergjeresia do te shenjoje jeten tuaj ne cift. Edhe pse ne disa momente mund te keni ndonje dyshim, kjo nuk do perbeje probleme. Do jete nje dite pergjithesisht e lumtur. Ju beqare nuk duhet te abuzoni me joshjen sepse nuk do arrini asgjekundi. Me financat do keni disa probleme. Ne fakt nuk eshte ndonje cudi e madhe duke qene se nuk e privoni dot veten nga shpenzimet.

SHIGJETARI
Fale ndikimit te Venusit ne jeten ne cift, klima do jete e qendrueshme. Ata qe kane pasur zenka do pajtohen, ndersa ata qe kane qene pak larg njeri-tjetrit do rigjejne paqen dhe dashurine. Edhe jeta seksuale do jete e shkelqyer. Dielli do ua zgjoje beqareve deshiren per aventura. Disa do kene edhe takime te rendesishme. Kujdesuni per financat dhe shmangni tundimet shkaterruese.

BRICJAPI
Lumturia ne cift do iu sigurohet gjithe te lindurve te kesaj shenje. Nese jeni ende te pafejuar kjo dite do jete e pershtatshme. Zemrat e vetmuara do kene te papritura te kendshme, ne vende te vecanta dhe me persona te ardhur nga jashte. Me pak fjale priten dashuri me shikim te pare! Ne planin financiar do keni nje surprize te kendshme , por do tregoheni te pamatur dhe te papjekur.

UJORI
Do kritikoheni ende nga partneri sot per shkak se ai nuk e duron dot rifillimin e deshires suaj per t’u enduar sa andej kendej. Nese mundoheni te flisni me te me takt dhe diplomaci mund te shmangni nje perballje te rrezikshme. Beqaret do perfitojne deri ne maksimum nga liria e tyre, por do kene edhe mundesi per te krijuar nje lidhje. Menaxhojini mire financat dhe do keni surpriza te kendshme.

PESHQIT
Marredhenia juaj me partnerin do jete e zjarrte dhe nuk mund te qendroni dot larg-njeri tjetrit. Kjo eshte normale duke qene se ndiheni aq mire bashke! Per beqaret do jete nje nga ditet me te mira per dashurine. Jo vetem Venusi, por edhe Jupiteri do ndikojne ne qiellin tuaj dhe do iu sjellin nje takim te rendesishem. Do keni edhe per pak kohe veshtiresi financiare. Tregohuni te matur.