Horoskopi ditor 13.02.2019

370

DASHI
Ne jeten ne cift do te mbizoteroje rutina dhe e zakonshmje. Klima e paqendrueshme dhe mos kuptimi me njeri-tjetrin mund t’iu pushtoje. Beqaret do kene deshire te kene shume aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetet do jene ne anen tuaj, por dijeni se kenaqesia nuk do jete aq e madhe sa ju e prisnit! Do kujdeseni me teper per financat dhe Neptuni do ua shperbleje gjithe punen qe keni bere.

DEMI
Fale mbrojtjes se Diellit dhe Venusit, jeta juaj dashurire do kalojne nje dite mjaft te mire. Ata qe jane te martuar do jene me te privilegjuarit dhe do ndihen me fat qe kane hedhur gjithe keto hapa. Beqaret do jene sharmante dhe do jene gati per te rene ne dashuri. Bejini syte kater sepse personi i duhur do levize rreth jush. Nese keni planifikuar te blini nje shtepi apo dicka tjeter do e realizoni.

BINJAKËT
Edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai qe keni ne krah do jete shume i duruar dhe do iu lere te shpreheni si te doni. Beqaret do hedhin hapa te metejshem me ate qe kane kohe qe pelqejne dhe mund te kete edhe zyrtarizime. Shfrytezojeni sa te mundni kete dite. Sektori i financave do jete ne qetesi te plote, por mos shpresoni te fitoni ndonje lotari. As mos u qani sepse ka shume me keq.

GAFORRJA
Do i keni me te lehta gjerat sot ne dashuri fale mbeshtetjes se Uranit dhe ato qe keni pritur aq shume do iu realizohen. Disa mund te fillojne edhe te bashkejetojne! Per beqaret dita do jete e favorshme per te krijuar lidhje te qendrueshme. Mos i merrni gjerat me shpejtesi, sepse mund te beni ndonje gabim. Urani do sjelle goxha probleme me financat duke iu shtyre te shpenzoni pa limit.

LUANI
Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne se nuk kane perfituar shume nga koha e beqarise dhe do tentojne aventura. Ju qe jeni vetem do e vuani aq shume kete situate saqe do e mbyllni me dy dyer zemren tuaj. Do jeni te deshperuar. Yjet nga ana tjeter ju keshillojne te tregoheni me te hapur sepse do kete edhe takime. Tregohuni me strikte me menaxhimin e financave qe mos bini ne humnere.

VIRGJËRESHA
Deti i dashurise mund te kete disa dallge sot te cilat do ua prishin paksa qetesine ne cift. Fatmiresisht mund te mbeshteteni tek Jupiteri dhe Venusi te cilet do iu ndihmojne te perballoni gjithcka. Beqaret nuk do jene aspak te terhequr nga aventurat pa te ardhme. Kesaj here do takoni personin ideal. Me financat nuk do keni asnje problem, por gjithsesi mire eshte te tregoheni te kujdesshem.

PESHORJA
Lidhja juaj me partnerin do jete me e qarte dhe ju do i kuptoni me mire ndjenjat dhe synimet qe ka ai per te ardhmen. Kjo do iu ndihmoje te merrni edhe vendime per te cilat keni kohe qe mendoheni. ju beqare duhet te kerkoni ne cdo cep per te gjetur personin e duhur. Mos filloni asgje pa qene te sigurte. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnje surprize te keqe me financat.

AKREPI
Mundohuni ta ruani sa me shume entuziazmin ne jeten ne cift. Ai qe dashurini do jete i gatshem t’iu degjoje dhe t’iu ndihmoje per cdo gje qe do keni nevoje. Beqaret duhet te perfitojne nga mbeshtetja e planeteve per te filluar nje histori te kendshme dhe plot besim. Do ndiheni me te qete sot! Buxheti do pesoje nje rritje te ndjeshme, por detyra juaj eshte qe ta ruani sa me shume kete situate.

SHIGJETARI
Do hyni ne nje periudhe te qete persa i perket jetes ne cift. Marredhenia me partnerin do jete e ngrohte dhe mireqenia do te mbizoteroje. Lerini pas kraheve problemet qe keni pasur. Beqaret do jene magnete te vertete, por puna eshte te bejne per vete ate qe iu pelqen. Priten ndryshime pozitive ne planin financiar. Yjet do iu mbrojne dhe do iu shtyjne te filloni projekte fitimprurese.

BRICJAPI
Persa iu perket atyre qe jane ne cift, nuk eshte momenti i duhur per te ndermarre rreziqe sepse dita do jete paksa delikate. Tregohuni me tolerante dhe nuk do keni surpriza te keqija. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare te cuditshme dhe te papritura. Studiojini mire personat pastaj vendosni per te ardhmen! Do kete hyrje te papritura parash ne arken tuaj, por mos i harxhoni ato pa mase.

UJORI
Eshte pikerisht prane partnerit tuaj qe ju do gjeni lumturine dhe ngrohtesine qe aq shume keni kerkuar. Do zbuloni edhe disa detaje mjaft interesante dhe terheqese. Edhe per beqaret dita do jete e favorshme. Nuk do e keni problem te pranoni cdo ftese qe do iu behet per kafe. Shume mire do beni! Situata financiare do jete e qendrueshme. Do keni mundesi t’i organizoni me mire ato.

PESHQIT
Te shumte do jene planetet sot qe do mbrojne jeten tuaj ne cift. Ju do keni mundesi te perforconi besimin tek njeri-tjetri dhe te keni me teper respekt. Edhe beqaret nga ana tjeter mund te kene nje takim interesant me kusht qe ata te tregohen te hapur dhe te largojne turpin. Nuk do gjykoni ashtu si duhet per financat dhe ka rrezik te perballeni me surpriza te keqija. Kujdes!