Horoskopi ditor 16.03.2019

367

DASHI
Ju beqare nuk duhet te prisni mrekulli sot ne jeten ne jeten sentimentale. Cdo gje do jete si ditet qe keni kaluar. Ata qe jane ne cift do kene nje dite me te mire. Mos u beni shume kapricoze dhe kujdes me kritikat e tepruara ndaj partnerit. Mos beni as shantazh sentimental! Ne planin financiar beni kujdes. Mos jepni hua sepse buxheti juaj nuk eshte aq i stabilizuar sa duhet dhe do humbni shume.

DEMI
Asnje planet nuk do kete ndikim te drejtperdrejte tek jeta juaj ne cift cka do te thote se nuk do kete ndryshime te medha. Ne disa momente do ndiheni te lumtur fale perkujdesjes se atij qe keni ne krah. Per beqaret takimet nuk do mungojne. Gjithsesi mire eshte te shmangni projektet serioze. Ne sektorin e financave mund te keni permiresime. Mundohuni te beni transaksionet me me leverdi.

BINJAKËT
Ne dashuri duhet te tregoheni paksa te kujdesshem sot dhe te toleroni me teper. Mos i kerkoni me ngulm partnerit te beje ato qe doni ju por gjeni menyren e duhur per t’ia thene. Beqaret do kerkojne shume por nuk do kene fat te gjejne personin qe kane enderruar. Ne planin financiar nuk duhet te filloni operacione te rrezikshme financiare. Edhe pse te afermit do mundohen t’iu bindin, mos pranoni.

GAFORRJA
Sot duhet te hiqni dore nga nje takim me miqte dhe t’i përkushtoheni me teper partnerit tuaj. Vetem keshtu do mund ta ngrohni atmosferen e cila ishte ftohur mjaft kohet e fundit. Beqaret duhet te lene menjane tekat dhe te jene me liberale qe te gjejne personin e duhur. Me financat do i keni punet mire. Do jeni te kursyer me shpenzimet dhe kjo do jete ne favorin tuaj. Perfitoni!

LUANI
Nese jeni ne nje lidhje mundohuni t’i menaxhoni me kujdes bisedat qe do beni, sepse perndryshe mund te lindin skena xhelozie te pakendshme. Beqaret do dashurohen pas dikujt i cili ende nuk eshte divorcuar dhe nuk eshte i lumtur ne familjen e tij. Kujdes sepse mund te vuani shume. Plutoni keshillon te mos beni shpenzime pa limit sepse financat nuk do jete te medha.

VIRGJËRESHA
Nese keni hasur shume probleme ne jeten tuaj ne cift, Merkuri iu keshillon te shoqeroheni me miq te cilet edhe ata kane nje lidhje. Vetem ata mund t’iu ndihmojne te stabilizoni situaten. Beqaret do jene sharmante dhe do kene mundesi me shumice per te bere takime interesante. Do rikthehet ankthi ne planin financiar. Merrni masa drakonike dhe ulni shpenzimet e tejskajshme.

PESHORJA
Beqaret do kene shume fat te kene nje takim te rendesishem gjate kesaj dite. Duhet ta dini qe mundesi te tilla vijne shume rralle ne jete, keshtu qe perfitoni nga rasti. Nese jeni ne cift do refuzoni te beni leshime dhe here pas here do keni debate me ate qe doni. Kujdes mos e teproni! Ekuilibri financiar do jete i qendrueshem. Paguani njehere borxhet dhe me pas mendoni per shpenzimet.

AKREPI
Ju qe jeni ne cift duhet te vendosni arsyen para zemres ne menyre qe te mos gaboni. Nje pasion shume i madh do i pushtoje sot beqaret, por duhet te bejne kujdes mos bien ne krahet e dikujt qe nuk eshte i gatshem t’iu sjelle qetesine qe po kerkoni. Tregohuni te matur! Ne planin financiar do iu jepet nje mundesi shume e mire per te rritur te ardhurat. Me ne fund do ndiheni te qete.

SHIGJETARI
Nese partneri do iu beje kritika sot ne lidhje me sjelljen tuaj, ju do keni argumentat e duhura per t’u perballur. Nuk do keni probleme shume te medha, mos u shqetesoni. Beqaret edhe pse nuk do e kene mendjet tek gjetja e dashurise ajo do iu vije si me magji. Tregohuni te hapur dhe do provoni emocione te medha. Ne sektorin financiar hiqni disa para menjane qe edhe neser mos keni probleme.

BRICJAPI
Prezenca e Diellit ne qiellin tuaj do e permiresoje ndjeshem jeten ne cift. Ajo do jete me e animuar dhe me e ngrohte se kohet e fundit. Do vendoset edhe me teper qendrueshmeri dhe do jeni me besnike. Beqaret, dashuria do i shtyje te bejne cmenduri. Kujdes mos kaloni kufijte! Me financat duhet te tregoheni shume vigjilente. Mesoni nga gabimet dhe nga problemet qe keni pasur me pare.

UJORI
Duke pare mjedisin yjor, mund te thuhet se do lindin disa probleme ne cift. Pjesa me e madhe do jene si pasoje e opinioneve te ndryshme qe keni mbi nje teme te caktuar. Per beqaret pritet nje takim i kendshem. Mos ngurroni te shkoni ne kinema apo te dilni ne mbremje sepse atje mundesite do jene me te shumta. Urani do iu ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Mund te kete edhe nje rritje te vogel.

PESHQIT
Do keni pershtypjen se partneri iu mban disa te fshehta dhe menjehere mendja do iu shkoje tek tradhtia. Mos beni asgje pa u siguruar sepse ai mund te preket mjaft. Do jeni shume magnetike ju beqare sot dhe do bini shume ne sy. Nga ana tjeter do keni edhe kurajen per te t’i shprehni ato qe mendoni. Bravo! Dyfishoni maturine ne planin financiar dhe shmangni me cdo kusht shpenzimet pa limit.