Home Horoskopi Horoskopi ditor 7 Janar 2019

Horoskopi ditor 7 Janar 2019

0
Horoskopi ditor 7 Janar 2019

DASHI
Ata qe jane ne cift do jene me te vendosur se kurre te perfitojne sa me shume nga kenaqesite e dashurise. Flisni me partnerin qe edhe ai te mesohet me kete ide. Beqaret nga ana tjeter do e shfrytezojne shume lirine e tyre dhe nuk do kene deshire per njohje te reja. Klima ne sektorin e financave do jete e favorshme dhe ju mund te fitoni goxha para. Perfitoni nga cdo mundesi qe do iu jepet!

DEMI
Dita e sotme nuk do jete e ekuilibruar per jeten ne cift. Here do kujdeseni shume per ate qe keni ne krah dhe here do e lini pas dore. Kujdes, mos luani me ndjenjat e tjetrit! Beqaret do kene rrahje me te shpeshta zemre. Nje aventure e thjeshte mund te marre pamjen e nje dashurie te madhe. Merkuri do iu ndihmoje ne planin financiar. Ai do iu jape ide te mira per te menaxhuar buxhetin.

BINJAKËT
Pas nje periudhe jo shume te mire per dashurine, situata do te permiresohet. Do gjeni menyren e duhur per te kaluar cdo pengese dhe nuk do i rezistoni pasionit. Dita e sotme pra do jete e kenaqshme. Edhe beqaret do kene mundesi te njohin dike qe do iu pelqeje. Mos e humbni rastin! Neptuni nuk do iu ndihmoje aspak me financat, perkundrazi do iu shtyje te shpenzoni pa limit.

GAFORRJA
Do i rregulloni te gjitha problemet qe kishin lindur ne jeten tuaj ne cift dhe do beni cmos qe te ruani nje klime te mire. Cdo pretekst do jete i lejuar per te provuar dashurine. Beqareve do iu jepet nje mundesi per takime dhe do nxitojne te jene atje me heret. Gjerat do shkojne mire! Do filloni ta ndryshoni sjelljen tuaj ndaj parase sot dhe do iu vini fre deshirave te pamenduara mire.

LUANI
Marredhenia me partnerin tuaj do jete me dinamike. Me shume sesa heret e tjera ju do e kuptoni rrezikun qe mund te paraqese monotonia dhe do e shmangni ate. Beqareve do iu rishfaqet dashuria dhe me ne fund do e braktisin shoqen e tyre “vetmine”. Planetet do iu ndihmojne sot te beni operacionet e duhura financiare. Mundohuni vetem te jeni me te matur me shpenzimet.

VIRGJËRESHA
Jeta juaj ne cift nuk rrezikon te kthehet ne rutine dhe t’iu merzite sot. Edhe pse fale Saturni dashuria nuk do jete prioritet, Urani dhe Venusi do e animojne pak diten. Marsi do i beje luftetare te vertete beqaret. Disa mund te kene thjesht nje aventure, por te tjere do bien ne dashuri. Ne planin financiar do ekzistoje ekuilibri. Nuk eshte momenti i duhur per te marre vendime.

PESHORJA
Keshilla per ata qe jane ne cift eshte: shmangni ikjen nga realiteti dhe mos injoroni as problemin me te vogel. Sa me shume te prisni aq me teper do te nderlikohet situata. Merrni masat e duhura! Duan s’duan beqaret kete te shtune do takojne dashurine. Perfitoni! Jupiteri do iu ndihmoje te dilni nga vorbulla e krijuar ne planin financiar. Edhe pse do jete e veshtire do ia dilni.

AKREPI
Shume planete do kene ndikim ne jeten tuaj ne cift dhe cdo gje eshte e mundur edhe per beqaret. Ata qe do te refuzojne te bejne leshime mund te kene edhe ndarje. Per ata qe jane vetem do kete nje takim vendimtar qe ndodh shume rralle ne jete. Meqe ne planin financiar do ndikoje Merkuri, nuk do keni probleme dhe mund te beni edhe ndonje shpenzime me teper.

SHIGJETARI
Edhe shigjetaret duhet te jene te pergatitur per gjithcka. Mund te kete fejesa, ndarje apo edhe zgjedhje te veshtira per t’u bere. Behuni te forte! Neptuni do i beje beqaret me romantike, ndersa Urani do favorizoje dashurite me shikim te pare te cilat do i japin nje tjeter kuptim jetes suaj. Filloni t’i organizoni me mire financat sot qe te mos keni probleme me vone. Ju mund t’ia dilni!

BRICJAPI
Venusi dhe Marsi kane pergatitur nje dhurate per ju qe jeni ne cift. Me ne fund do notoni ne detin e lumturise dhe do ndiheni mire. Beqaret do e zgjedhojne ne te gjitha kohet dhe menyrat foljen “dashuroj”. Po, po ndjenjat do te zgjohen, por mos harroni te mbani kembet ne toke. Me financat duhet te tregoheni shume te kujdesshem dhe te beni nje rishikim te gjithe buxhetit tuaj.

UJORI
Te nxitur nga Merkuri dhe Plutoni do beni gjithcka qe te rregulloni situaten ne cift dhe do gjeni menyrat e duhura. Gjithe perpjekja juaj do te kurorezohet me sukses! Per beqaret do jete dite e favorshme per te flirtuar. Ka mundesi qe nen influencen e Uranit te bini ne dashuri me dike sharmant. Neptuni do iu nxite te merreni me pune jo te mira dhe kjo eshte me rrezik. Beni kujdes!

PESHQIT
Asnje planet nuk do te influencoje sot jeten tuaj ne cift dhe ajo nuk do kete shume ndryshime. Nese monotonia po iu rendon se tepermi mundohuni te gjeni burime te tjera kenaqesie. Beqaret do jene te paqendrueshem. Here do pelqejne dike e here jo. Jepini nje zgjidhje sa me pare sepse do lendoheni me vone. Rregullojeni situaten financiare sepse do keni nje surprize te pakendshme.

Loading...