Home Horoskopi Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë parashikojnë yjet për këtë të hënë

Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë parashikojnë yjet për këtë të hënë

0
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, ja çfarë parashikojnë yjet për këtë të hënë

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi: Dita e parë e javës do të nisë me një lajm të mirë; Venusi nuk do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj. Kjo do të thotë se problemet e mëparshme që keni pasur në dashuri do të përmirësohen, vetëm se duhet të tregoheni të duruar. Gjithashtu edhe në punë mund të merrni disa rezultate që keni kohë që i prisni. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më bashkëpunues me kolegët në ambientin profesional.

Demi: Kjo e hënë mund të jetë konfuze dhe stresuese. Mund të keni disa probleme për të zgjidhur, disa prej të cilave mund t’ju vënë në vështirësi të madhe. Nëse gjithçka ju është mërzitur, mund të ndryshoni diçka në jetën tuaj, si p.sh. vendbanimin ose qyetin. Është koha e duhur për ta ndërmarrë një hap të tillë. Përpiquni të jeni më lëshues në aspektin sentimental.

Binjakët: Gjërat po ndryshojnë për mirë në jetën tuaj. Kjo periudhë pozitive do të vijojë gjatë gjithë tetorit dhe nëntorit, pasi pengesa më e madhe që ju ka shkaktuar komplikime në jetën tuaj ishte pozicioni disonant i Jupiterit në shenjën. Me nisjen e tetorit, Jupiteri do të përfundojë kundërshtimin e tij dhe ju nuk do të keni pengesa që kanë ngadalësuar jetën tuaj për një vit. Shfrytëzojeni në maksimum këtë periudhë të gjatë kohore për të realizuar synimet dhe objektivat tuaja. Mund të merrni lajme të mira në punë ose në dashuri.

Gaforrja: Pas një periudhe të mbushur me konflikte dhe mosmarrëveshje, sot yjet parashikojnë një armëpushim mes jush dhe partnerit tuaj. Venusi i pranishëm në shenjën tuaj do t’ju sjellë risi në dashuri. Kohët e fundit e keni lënë pas dore dashurinë për shkak të angazhimeve të shumta personale ose profesionale, por tani ka ardhur koha e duhur t’i përkushtoheni më tepër aspektit sentimental.

Luani: Mund të ndjeheni të lodhur sot, gjë e cila do t’ju bëjë disi të irrituar. Megjithatë, kjo javë do të jetë e favorshme për sa i përket disa zhvillimeve interesante në vendin e punës që do t’ju favorizojnë. Nëse jeni çift, përpiquni të konsolidoni lidhjen tuaj, ndërsa nëse jeni beqarë nuk është koha e duhur për të nisur diçka të re. Gjithashtu beqarët duhet të kenë kujdes nga aventurat, sepse jo gjithçka mund të shkojë ashtu siç do të dëshironit.

Virgjëresha: Kjo e hënë do të jetë një ditë pozitive, veçanërisht në aspetin profesional. Yjet parashkojnë se sot mund të keni mundësi të shkëlqyera, të cilat s’duhet t’i lini t’ju ikin nga duart. Një projekt i rëndësishëm, me të cilin një kohë të gjatë që jeni të angazhuar maksimalisht, mund t’u sjellë rezultatet e para. Zhvillime pozitive do të ketë edhe në dashuri. Disa probleme që keni pasur së fundmi do të zgjidhen.

Peshorja: Mund të jetë një ditë pak stresuese dhe e lodhshme kjo e hënë për ju, sidomos nëse punoni për personat që i përkasin shenjën tuaj. Nëse mendoni se po bëni shumë gjëra njëkohësisht kohët e fundit, thjesht uleni shpejtësinë. Sa i përket marrëdhënieve ndërnjerëzore, përpiquni të keni një rol ndërmjetësues, pasi mendimet tuaja janë unike, nga ato çfarë mendojnë të tjerët zakonisht. Kjo vlen edhe për familjen dhe dashurinë. Nëse po përballeni me një krizë në dashuri, mos harroni që zgjidhja varet nga ju.

Akrepi: Me shumë gjasa dita e parë e javës mund të jetë paksa e vështirë për ju. Megjithatë, mos u shqetësoni pasi brenda dy ditësh gjërat do të ndryshojnë dhe yjet do të jenë në favorin tuaj. Venusi i pranishëm në shenjën tuaj, mund t’ju rikthejë dëshirën për të dashuruar. Gjithashtu ky planet mund t’u nxisë për t’u angazhuar në shumë aspekte të tjera të jetës.

Shigjetari: Yjet ju këshillojnë që të jeni sa më optimistë . Kjo pasi gjatë kësaj jave do të merrni një lajm të mrekullueshëm në dashuri ose punë dhe duhet të menaxhoni emocionet pas marrjes së tij. Nëse keni pasur disa probleme në aspektin sentimental, gjatë kësaj jave do të keni mundësi për t’i zgjidhur ato. Nëse keni probleme me disa kolegë në punë, tregohuni gjithmonë të hapur dhe bashkëpunues. Kjo gjë do ta zbusë klimën e “ashpër” mes jush.

Bricjapi: Do të keni pikëpyetje të mëdha në mendjen tuaj sot. Duhet të shqyrtoni mirë aftësitë tuaja e të vendosni përfundimisht se çfarë drejtimi do t’i jepni jetës suaj. Këtë muaj do të keni vendime të rëndësishme për të marrë, ndaj këshilloheni të jeni sa më vigjilentë dhe të mendoheni mirë përpara se të vendosni. Nëse keni pasur konflikte së fundmi në dashuri, do të keni një shans të mirë për zgjidhjen e tyre.

Ujori: Mund të përballeni me momente nervozizmi ditën e sotme. Shumë prej jush janë të mbingarkuar me angazhime dhe kanë pak kohë në dispozicion. Do të ndjeheni të lodhur si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Yjet ju këshillojnë që të gjeni pak kohë për t’u çlodhur e për të kaluar disa momente të bukura me miqtë ose familjen. Gjithashtu, ata që janë çift, duhet t’i kushtojnë më tepër rëndësi dhe kohë aspektit sentimental, të cilin e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve të shumta profesionale.

Peshqit: Më në fund! Dashuria do të kthehet në plan të parë sot për ju. Do të ndjeheni të ndjeshëm dhe entuziastë për të nisur diçka të re nëse jeni beqarë dhe për të konsoliduar më tej lidhjen nëse jeni çift. Ky është momenti i duhur për ta bërë këtë gjë, ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi të artë që po ju jepet falë ndikimit pozitiv të Venusit në shenjën tuaj.

     

Loading...