Home Horoskopi Horoskopi i datës 7 nëntor 2019

Horoskopi i datës 7 nëntor 2019

0
Horoskopi i datës 7 nëntor 2019

Dashi

Do keni shumë dëshira gjatë kësaj dite dhe nëse dini si të veproni mundet t’i realizoni një e nga një. Ju të dashuruarit do jeni mjaft spontanë dhe në çdo moment do bëni atë që do ndieni. Shpesh zjarri i pasionit do ndizet dhe do dashuroheni si asnjëherë me atë që keni në krah. Ju beqarët më mirë të reflektoni pak më shumë para se të hidhni hapa apo të merrni vendime përfundimtare. Puna do pësojë ndryshime goxha të mëdha. Mund të merrni edhe promocione për gjithë arritjet deri më tani. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës.

Demi

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të mos veproni kuturu, por të reflektoni gjerë e gjatë. Nëse keni një lidhje do ju duhet të bëni shumë punë dhe të keni durim në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet. Po debatuat kot së koti me partnerin do keni probleme goxha serioze. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do kënaqeni aspak me personat që do takoni. Në punë mos u vononi shumë duke u menduar, por veproni shpejt. Mos i dëgjoni as ato që të tjerët do thonë për ju sepse ju vetë e dini më mirë gjithçka. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë pak më i qëndrueshëm, por sërish jo në gjendjen më të mirë të mundshme.

Binjakët

Tensioni i kohëve të fundit do mbarojë përfundimisht gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje, ambienti do jetë shumë i ngrohtë. Do merreni vesh më mirë me atë që keni në krah dhe do hiqni dorë nga disa kërkesa të pakuptimta. Ju beqarët do keni dëshira të çmendura dhe do doni të krijoni sa më parë lidhje serioze. Në fakt e mira është të mos bëni asgjë me nxitim. Në punë do jetë mjedisi perfekt për të vënë në dritë të gjitha ato që keni planifikuar. Tashmë për ju çdo gjë do jetë ndryshe. Buxheti do jetë shumë më i ekuilibruar nga më parë dhe do jeni më të gatshëm të kryeni shpenzime.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni më shumë besim tek vetja dhe tek ata që iu rrethojnë. Kjo do jetë arsyeja pse do tentoni të bëni gjëra që më parë keni pasur frikë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift ka për të qenë më e mirë se më parë. Do jeni më të logjikshëm, më seriozë dhe më largpamës. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje së fundmi tashmë situata do jetë më e normalizuar. Ju beqarët më mirë t’i merrni gjërat shtruar e të mos nxitoheni për asgjë sepse në të kundërt mundet edhe të lëndoheni. Në punë, nëse një post i ri po iu josh, bëni përpjekjet e  duhura për ta arritur sepse asgjë nuk bie si dhuratë nga qielli. Në planin financiar ka rrezik të bëni disa gabime të pafalshme.

Luani

Në përgjithësi disa e sotme ka për të qenë e kënaqshme dhe do ndiheni më mirë se më parë. Ju që jeni në një lidhje, mundohuni t’i zgjidhni sa më parë problemet që keni pasur me partnerin sepse po i latë pas dore gjendja do përkeqësohet akoma më tepër. Ju beqarët do realizoni disa takime, por ai i mbrëmjes do jetë më interesanti e më emocionuesi. Në punë do jeni goxha nervozë dhe shpesh do keni frikë të guxoni të hidhni hapa. Mendoni për një moment që persona me më pak vlera guxojnë dhe jepini forca vetes. Buxheti nuk do jetë i keq megjithatë ende duhet të shpenzoni me maturi që gjendja mos ketë probleme serioze.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni të jashtëzakonshëm, do arrini çdo gjë, do iu adhurojnë dhe do ju përgëzojnë gjithë kohës. Ju të dashuruarit do jeni pafundësisht sharmantë dhe partneri do ju dashurojë akoma më shumë. Ai do ndihet krenar që ju ka në krah dhe mund t’iu bëjë edhe një dhuratë të çmuar. Nëse jeni beqarë duhet të dini të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen sepse vetëm ashtu mund ta ndryshoni statusin. Në punë do keni mbështetjen e pakushtëzuar të kolegëve tuaj dhe keni për të arritur çdo gjë që dëshironi. Buxheti nuk do jetë aspak i mirë kështu që bëni sa më shumë kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Peshorja

Do jeni tejet të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do e përjetoni shumë. Venusi do ndikoje mjaft tek jeta juaj sentimentale nëse jeni në një lidhje. Ai do e bëjë çdo moment emocionues. Harmonia, alegria dhe mirëkuptimi reciprok do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të kota vetëm se dikush mund t’iu shprehe simpatinë. Më mirë të bëheni të duruar e të mos nxitoheni për asgjë. Sipas Dritare.net, në punë do keni imagjinatë shumë të zhvilluar dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi. Do mund të dilni edhe nga situatat më të vështira. Buxheti do fillojë të normalizohet, por gjithsesi nuk do jetë ende në gjendjen më të mirë.

Akrepi

Mos i merrni gjërat me përtesë dhe as mos neglizhoni detajet sot pasi do pendoheni. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni shumë herë më të matur sepse po bëtë gabime, gjithë e ardhmja do jetë e ndërlikuar. Ju beqarët do filloni një lidhje fiks ashtu si e kishit ëndërruar gjithmonë. Për ju do fillojë një periudhë shumë më e bukur. Në punë do iu jepet një detyrë goxha e rëndësishme. Mos i zhgënjeni shefat, por bëni përpjekjet e duhura për t’ia dalë mbanë. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen, megjithatë mirë është që për çdo shpenzim të tregoni maturi e kujdes.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do ketë disa ndryshme në jetën tuaj. Përgatituni sepse mundet të përjetoni kënaqësi. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e idealizoni për asnjë moment partnerin tuaj, por të tregoheni sa më realistë. Vetëm kështu keni për t’u ndier mirë. Ju beqarët sado që të mundoheni, nuk do arrini dot ta gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin të filloni lidhjen e shumë ëndërruar. Në punë do avanconi me hapa të vogla, megjithatë duhet të kënaqeni edhe me aq. Ndonjëherë gjërat më të mira bëhen ngadalë. Financat do mbeten goxha të trazuara dhe do gjendeni në vështirësi edhe për të kryer shpenzimet më të nevojshme.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur se më parë dhe do arrini të bëni gjërat e duhura. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me momente shumë të veçanta. Me partnerin do dashuroheni si dy adoleshentë dhe nuk do ngurroni të bëni as surpriza emocionuese për njëri-tjetrin. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më realistë dhe nuk duhet të nxitoheni t’i ktheni përgjigje dikujt. Në punë keni për të pasur goxha surpriza. Disa kolegë të vjetër që kanë ndërruar kompani do iu ndihmojnë në një mënyrë që nuk mund ta imagjinoni.  Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe aspak shqetësues.

Ujori

Gjatë ditës së sotme do e hapni zemrën dhe do bëni gjithçka që ndieni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha romantike dhe me ngjyra. Shpesh do ndiheni si mbi re pranë atij që keni në krah dhe do i falënderoni njëqind herë yjet. Nëse jeni beqarë do keni mundësi pafund për aventura të jashtëzakonshme, por do jeni ju që do merrni vendimet përfundimtare. Në punë situata do jetë paksa e tendosur, por vështirësitë do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Do arrini të merrni kontrollin e gjithçkaje. Çështjet financiar nuk do jenë të shkëlqyera, por në tërësi do ecin mirë e pa probleme.

Peshqit

Mundohuni të komunikoni sa më shumë me ata që keni në krah gjatë kësaj dite dhe të mos anashkaloni detajet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zakonshme dhe me disa debate të vogla. Gjithsesi situata nuk do dalë jashtë kontrollit për asnjë çast. Ju beqarët që keni kohë që jeni në kërkim të dashurisë së madhe dhe afatgjatë, sot do mund ta gjeni atë. Në punë do ju duket sikur po neglizhoheni nga shefat. Në fakt e keni vetë fajin pasi kohët e fundit, jo vetëm që nuk keni arritur asgjë, por nuk keni bërë as përpjekje. Ekuilibri financiar do tronditet goxha. Do ju duhet te kryeni urgjentisht disa shpenzime dhe buxheti do dobësohet. /dritare.net

Loading...