Humbi djalin në moshën 3-vjeçare, babai shkruan 10 rregullat “e shenjta” që emocionuan të gjithë prindërit

235

Richard Pringle nuk e kishte imagjinuar kurrë që një ditë do të detyrohej t’i thonte lamtumirë djalit të tij 3-vjeçar Hughie. E dinte mjaft mirë që mjekët nuk mund të bënin më asgjë, e dinte që sëmundja me të cilën kishte lindur kishte përparuar, e megjithatë ishte ende i papërgatitur për t’u ndarë me të. Humbjen e të birit ai e përjetoi mes vuajtjesh dhe shkruajti 10 rregulla për të gjithë prindërit, në mënyrë që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, të mos rrëmbehen nga materializmi, por të shijojnë gjërat e vogla çdo ditë. Këto rregulla ai i pubikoi në llogarinë e tij në Facebook, të cilat më pas u shpërndanë mbi 80 mijë njerëz.

10 rregullat për prindërit nga Richard Pringle:

1-Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd. Nuk ka rëndësi çfarë bën, si e kalove ditën apo natën, thjesht shijo momentet me fëmijën deri në maksimum.

2-Mos harro t’i thuash “Natën e mirë” duke e shoqëruar me një puthje sepse asnjëherë nuk e di kur do ta shohësh apo puthësh për herë të fundit.

3-Kujtimet nuk vdesin kurrë, prandaj bëj sa më shumë fotografi dhe video me fëmijën tënd.

4-Koha nuk ndalon kurrë, prandaj mos e kalo të gjithën duke punuar. Kushtoji më shumë kohë fëmijës, luaj me të, çoje në park apo diku tjetër.

5-Dashuria është e pafund, nuk ka limite, nuk ka rëndësi sa e shfaq, do mbetet gjithmonë në zemrën tënde.

6-Shkruaj një ditar për të gjitha veprimet e fëmijës tënd duke nisur nga gjërat e mira, të këqija, fitoret, humbjet, gjithçka.

7-Paratë nuk numërohen asnjëherë. Mos mendo për shpenzimet, mendo për kënaqësinë që do i japësh fëmijës me çdo gjë që do t’i dhurosh.

8-Mëngjesin kaloje duke ngrënë me të, duke e çuar në shkollë dhe pasdite jepi po aq rëndësi. Këtu është vlera e vërtetë e jetës.

9-Këndoni bashkë. Pavarësisht se mund të duket diçka e thjeshtë, disa kujtime ndërtohen me muzikë.

10- Sigurohu që çdo moment që kalon me fëmijën tënd të duket si i fundit, nuk ka rëndësi çfarë po bën, jeta është e shkurtër prandaj bëj sa më shumë qejf sepse nuk do pendohesh kurrë.