I shpëtohet jeta foshnjës 1 muajshe në QKUK

84

 Foshnja kishte  komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës

 Foshnja kishte  komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës

Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është kryer një operacion specifik, duke ndërhyrë tek një foshnje më pak se një muajshe, e cila kishte probleme me frymëmarrje.

Sipas komunikates të dërguar për media, fëmija kishte komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës dhe deri në ditën e operimit ishte mbajtur gjallë me respirator. Problemet e tilla paraqiten në një në dymbëdhjetë mijë fëmijë.

Pas konsultave mes Klinikës së Neonatologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, në ditë e 28 të saj të lindjes, foshnja që kishte një peshë prej 1800 gramë, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.

Drejtori i Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, thotë se ky është një rast shumë i rrallë.

Në bashkëpunim me kirurgët e  Kirurgjisë Pediatrike foshnja është operuar, është kthyer në klinikë, ka qëndruar një javë dhe ka shkuar  më pas në shtëpi me gjendje stabile, me peshë prej 2300 gramë. Është ky rasti i parë që operohet në moshën neonatale”, thotë Gojnovci.

Kirurgu i Fëmijëve, Ardian Shefkiu ndërkaq tha se, në repartin ku punon, stafi mjekësor kryen operacione edhe më të ndërlikuara tek fëmijët. Si dhe është një ekip i përgatitur, në kuptimin kirurgë të fëmijëve, neonatologë dhe anesteziologë. /21Media