Ia theu dhëmbët të dashurës sepse ndryshoi foton e profilit në Facebook

655

U dënua me 3 vjet burg, por u lirua pa i mbushur 1 vjet

U dënua me 3 vjet burg, por u lirua pa i mbushur 1 vjet

Një grua u sulmua nga i dashuri i saj, pasi ajo ndryshoi foto e profilit në Facebook.

Lois Ashton, nga Liverpooli, u godit aq fort në fytyrë sa që tre dhëmbë iu thyen.

29-vjeçarja, e cila tani është e detyruar t’i rregullojë dhëmbët, u sulmua nga ish-i dashuri Andrew McNair.

McNair, i cili është burgosur për 36 muaj, nisi sulmin e dhunshëm pasi pa se Ashton e kishte hequr atë nga fotografia e profilit të saj, transmeton rtv21.tv.

Ajo tha se ai shkoi në shtrat atë mbrëmje pasi kishte ndryshuar foton e saj të profilit në Facebook.

Por, mëngjesin e ardhshëm ajo u zgjua nga britmat e të dashurit.

Pas sulmit, ajo nuk e raportoi atë në polici “nga frika” dhe u transferua në një strehë për dhunën në familje.

Por, pas kërcënimeve të përsëritura të abuzimit nga McNair, ajo vendosi ta raportonte atë.

Andrew McNair u paraqit në gjykatë në nëntor 2017 dhe u dënua me 36 muaj burg pasi u deklarua fajtor për sulmin.

Por zonja Ashton, e cila ndoqi gjyqin, tha se tani është liruar. “Ai u lirua pas 11 muajsh dhe tani po jeton jetën e tij, ashtu si të ishte një incident i vogël”, u shpreh 29-vjeçarja./21Media