Infermieri çan borën dhe të ftohtin 2 orë në këmbë, i shpëton jetën gruas së kafshuar nga qeni

71

Infermieri çan borën dhe të ftohtin 2 orë në këmbë, i shpëton jetën gruas së kafshuar nga qeni.

Një infermier ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një paciente në qarkun e Dibrës, e cila ishte kafshuar nga qeni.

Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar çdo vështirësi të motit ka ecur për dy orë në këmbë mes borës dhe të ftohtit, për ti ardhur në ndihmë pacientes dhe ku falë mjekimit sipas parametrave mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Dibër njofton se:

Sot fale punes dhe perkushtimit te infermierit Ruzhdi Bruci prane Qendres Shendetesore Selishte, ku trashesia e bores ka arritur deri ne 1 meter e gjysme, u be e mundur nderhyrja mjekesore ne kohe per nje paciente.

Pacientes nga momenti ne moment i rrezikohej jeta, ku si pasoje e nje kafshimi nga qeni gjendja e saj shendetesore u perkeqesua rende. Infermieri Ruzhdi Bruci duke sfiduar cdo veshtiresi te motit ka ecur per dy ore ne kembe mes nje acari dhe te ftohti te pazakonte, ku fale gadishmerise dhe mjekimit sipas parametrave mjekesore, pacientja eshte jashte rrezikut per jeten.

Per kete sakrifice sublime dua te falenderoj Drejtuesin e Qendres Shendetesore Selishte Dr. Jetmir Tafen dhe Administratorin e njesise administrative per nje bashkepunim teper korrekt. Keto jane pamjet e ketij momenti teper human dhe te veshtire!!