Ishujt që fshehin sekrete në vete

78

Historia dhe sekretet e 5 ishujve

A preferoni t’i kaloni pushimet në ishuj tropikal? Atëherë duhet të dini se disa ishuj përveç bukurisë, kanë edhe sekrete nga historitë e tyre të veçanta, e disa prej tyre janë edhe të rrezikshëm.

BrightSide ka përgatitur një listë të këtyre ishujve që të jeni të informuar për ta në rast se dëshironi t’i vizitoni ndonjëherë, transmeton rtv21.tv

Ishulli Goqui është shembull konkret se si natyra fiton, në qoftë se nuk dëmtohet. Ky ishull ndryshe quhet fshat i peshkimit, pasi peshkatarët që kanë banuar aty e kanë braktisur dhe që nga atëherë gjithçka është e mbuluar me të gjelbërt.

Ishulli Gjarpër që ka një arsye pse e ka këtë nofkë. Ky vend është bërë si një shtëpi për gjarprinjë helmues. Hulumtuesit kanë konstatuar se në këtë ishull janë rreth 4000 gjarprinjë, që i bie se çdo gjysëm metër ndodhet një gjarpër. Qeveria braziliane ka ndaluar vizitat në këtë ishull për shkak të rrezikshmërisë.

Palmyra Atoll është ndër ishujt më të izoluar në botë. Veçantia e tij është numri i madh i pëllumbave. Edhe pse ky vend përshkruhet si parajsë thuhet se kanë ndodhur shumë humbje misterioze të anijeve. Nëse doni ta vizitoni këtë vend duhet të keni një leje të veçantë dhe numri i vizitorëve është i limituar.

Ishulli Socotra në shikim të parë duket si një planet tjetër. Ka qenë i izoluar për një kohë të gjatë dhe aty janë rritur disa pemë të cilat nuk mund të gjenden në asnjë vend tjetër në tokë. Ky lloj i veçantë peme ka formën e një çadre natyrale.

Miniera e diamanteve në Kandën Veriore, ky ishull quhet i tillë pasi për 15 vjet me rradhë ka prodhuar më shumë se 100 milion karatë diamant. Kjo do të thotë se janë 20 tonelata diamanti për unaza të martesës. Për të madje është shkruar edhe një libër “The Story of the Construction of the Diavik Diamond Mine”./21Media