Ja çka përmban një iftar i shëndetshëm

84

Koha e iftarit është pjesa më e mirë e ditës gjatë agjërimit, por iftari mund të jetë sfidues për njerëzit që dëshirojnë t’i përmbahen zakonit të të ngrënit mirë edhe gjatë muajit të Ramazanit

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të keni një iftar të ekuilibruar, pasi që duhet të mbusheni me energji dhe do të merrni ushqime që ju ndihmojnë të agjëroni ditën e nesërme

Ju duhet të bëni përpjekje shtesë për të konsumuar ushqimet e duhura për të marrë vlerat ushqyese që i nevojiten trupit tuaj

Ne ju këshillojmë që të pini sa më shumë ujë, lëngje dhe qumësht nga iftari deri në fund të syfyrit. Kjo do të parandalojë dehidratimin dhe do të sigurojë trupin tuaj me lëngje të nevojshme për funksionim normal të organizmit

Kini kujdes të mos konsumoni lëngje me sheqer të shtuar, pasi që ato ju dehidratojnë

Shembull i përkryer i lëngjeve natyrale të frutave pa sheqer të shtuar dhe pa ngjyrues artificial janë lëngjet COOP Italia, të cilat janë të shijshme dhe me shumë vitamina

Përveç kësaj, mos harroni të konsumoni pemë dhe perime të freskëta, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e iftarit

Më tej, iftari juaj duhet të përmbajë ushqime me shumë karbohidrate, mundësisht komplekse. Ushqime të tilla janë orizi , makaronat dhe buka – të gjitha integrale, patatet, etj

Karbohidratet komplekse janë burim i energjisë për kohë më të gjatë, i fibrave dhe i mineraleve. Ju duhet të kujdeseni që kur i bleni këto produkte të mos përmbajnë vaj palme ose shumë kalori