Home Fun Ja si të zgjidhni problemin e thembrave të plasaritura një herë e përgjithmonë

Ja si të zgjidhni problemin e thembrave të plasaritura një herë e përgjithmonë

0
Ja si të zgjidhni problemin e thembrave të plasaritura një herë e përgjithmonë

Me aplikimin e një metode ju mund t’u thoni lamtumirë thembrave të plasaritura

Ndër problemet më të shpeshta që shohim janë thembrat e plasaritura. Shkaqet e krijimit të tyre janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga mënyra e të ushqyerit, përkatësisht mos konsumimi i vitaminave të nevojshme për organizëm apo mos pirja e mjaftueshme e sasisë së rekomanduar të ujit.

Plasaritja e tyre mund të shkaktohet edhe nga mungesa e higjienës apo mos hidratimi i rregullt i thembrave me kremra hidratuese. Por, me anë të limonit ju mund ta eliminoni plotësisht këtë problem. Limoni përmban sasi të madhe të vitaminës C, që i ndihmon shumë lëkurës tuaj gjithashtu ndihmon edhe në trajtimin e këtij problem mjaft të padëshirueshëm.

Si ta përdorni atë?

Mbusheni një enë me ujë të vakët dhe shtrydhni disa pika të limonit në të, duke lënë këmbët të qëndrojnë në atë ujë për 15 ose 20 minuta, pastaj largojini nga aty. Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe pakëz mjaltë, varësisht prej preferencës tuaj.

Nëse dëshironi ndonjë trajtim më të shpejtë atëherë vendosni në një pambuk disa pika limoni kombinuar me disa pika uji, në mënyrë që të zbutet përqindja e aciditetit, duke vendosur  direkt në zonën e plasaritur./21Media